AstroAlb-Astronomy

AstroAlb-Vendi ku astronomia flet shqip

Galaktikat

Galaktika (greq. “γαλαξία” -galaksia – fj.p.fj. rrugë qumështi) është një grumbull i madh lënde, yjesh, planetësh, sistemesh planetare,mjegullnajash të gazta, re pluhuri dhe lëndë të zezë, i cili mbahet i lidhur së bashku me anë të fuqisë së rëndesës. Galaktikat tipike ndryshojnë nga xhuxhet me më pak se 10 milionë yje deri në galaktika gjigante me një trilion yje, të gjithë duke u rrotulluar rreth njëqendre të përbashkët rëndese. Po ashtu galaktikat mund të përmbajnë një numër të madh shume sistemesh yjore dhe grumbujsh yjoresi edhe lloje të ndryshme reshë ndëryjore.

Galaktika jonë quhet “Rruga e qumështit”. Në një natë të errët dhe të qartë shikohen yjet e ngjeshura të diskut galaktik si një gjurmë qumështi të derdhur. Njeriu mund të vëzhgojë rreth 10.000 yje me sy të zhveshur në rrugën tonë të qumështit.

gjithësinë e vëzhgueshme mendohet të jenë më shumë se 100 miliardë galaktika.

  • Galaktikat epiliktike kanë formën e vezës. Disa nga galaktikat më të mëdha janë epiliktike.
  • Galaktikat spirale kanë bërthamë qendrore dhe krahë të harkuar, yjet te krahët e orbitës sillen rrotull qendrës së galaktikës.
  • Galaktike e çrregullt janë ato galaktika që nuk mund të përshkruhen si asnjë nga llojet e mësipërme të galaktikave.

Galaktikat:https://astroalbastronomy.wordpress.com/category/galaktika/

%d bloggers like this: