Shkencetaret njoftuan se ata kane zbuluar edhe njehere valet gravitacionale, valezime ne hapesire–kohe, nga nje cift i vrimave te zeza qe po perplaseshin 1.8 miliard vite drite larg. Ata e regjistruan ngjarjen me 14 gusht, per here te katert ne dy vitet e fundit qe astronomet kane zbuluar dhe regjistruar valezime te tilla nga perplasja e vrimave të zeza. Shkencetaret e bene kete njoftim ne nje leter te Physical Review Letters  si dhe ne nje takim te G7 te ministrave te shkencave ne Torino te Italise.

Vendodhja e zbulimit.

Kjo perplasje e zbuluar ne gusht perfshinte nje vrime te zeze me nje mase prej rreth 31 here me te madhe se ajo e Diellit dhe nje tjeter me 25 masa diellore. Pasi te dyja u perplasen dhe u bashkuan me njera-tjetren, ata krijuan nje vrime te zeze me nje mase prej 53 masave diellore. Ne perputhje me zbulimet me te hershme te valeve gravitacionale, tre masat e mbetura diellore u transformuan ne vale gravitacionale neper hapesire te zbuluara nga shkencetaret. Vezhgimet e gushtit ishin rezultat e nje bashkepunimi midis LIGO dhe Virgo, nje detektor i ri gravitacional ne Itali i ndertuar nga Observatori Europian Gravitacional.

Mjetet e reja

Zbulimet e mehershme te valeve gravitacionale jane bere nga LIGO, nje pale antenash me forme L-je ne Luiziana dhe Uashington. Meqenese LIGO zbuloi per here te pare valet ne shkurt 2016 – duke konfirmuar parashikimin e Albert Einstein dhe duke verifikuar natyren e vrimave te zeza – shkencetaret qe punojne me LIGO kane kerkuar per me shume njohuri ne univers.

Astronomet do te vazhdojne te punojne per te permiresuar instrumentet e tyre deri ne vjeshten e vitit 2018, kur te filloje vezhgimi i tyre i ardhshem. Zedhenesi i Bashkepunimit LIGO David Shoemaker tha per New York Times: “Ky eshte vetem fillimi i vezhgimeve me rrjetin e aktivizuar nga Virgo dhe LIGO duke punuar se bashku. Me drejtimin e ardhshem vezhgues te planifikuar per ne vjeshten e 2018, ne mund te presim zbulime te tilla cdo jave qe mund te na ndryshoje menyren se si ne e shohim universin. ”

Per me shume vizitoni: http://www.iflscience.com/space/gravitational-waves-from-black-hole-merger-have-been-detected-with-three-detectors-for-the-first-time/all/

Perditesimi per here te fundit 15 tetor,2017.

Tags:UNIVERSIVRIMA TE ZEZA

Advertisements