Yjet i ketij imazhi te marra nga teleskopi Hubble i NASA’s eshte nje galaktike e njohur si NGC 4656, e vendosur ne konstelacionin e Canes Venatici (The Hunting Dogs). Megjithate, ajo gjithashtu ka nje emer disi me interesant dhe intrigues: Shkopi Galaktikor i Hokejt ! Arsyeja per kete eshte paksa e paqarte nga kjo pikepamje e pjesshme, e cila tregon rajonin e ndritshem qendror, por galaktika ne te vertete eshte formuar si nje shkop i zgjatur, i shtremberuar, qe shtrihet permes hapesires derisa mblidhet ne nje fund per te formuar nje imitim te mrekullueshem te nje shkopi hokej qiellor.

Kjo forme e pazakonte mendohet te jete per shkak te nje nderveprimi mes NGC 4656 dhe disa fqinjeve te afert, NGC 4631 (e njohur ndryshe si Galaktika e Balenes) dhe NGC 4627 (nje galaktike eliptike e vogel). Nderveprimet galaktikore mund te riformojne teresisht nje objekt qiellor, duke zhvendosur dhe duke e shtremberuar gazin, yjet dhe pluhurin perberes ne konfiguracione te cuditshme dhe te bukura.

Teleskopi Hubble i NASA/ESA’s ka zbuluar nje numer te madh te galaktikave ndervepruese gjate viteve, nga trupi kozmik i Arp 273 ne dyshen e Arp 142 dhe te Arp 240. Me shume imazhe nga Hubble te galaktikave ndervepruese mund shihen ketu.

Credit: ESA/Hubble & NASA
Referencat e tekstit: European Space Agency

Perditesimi per here te fundit 7 gusht,2017.

Tags:GALAKTIKAHUBBLEUNIVERSI

Advertisements