Harrojeni ate qe keni pare ne filma – nese zbuluam nje asteroid ne nje kurs perplasjeje me Token, ka shume pak qe mund te bejme. Per fat te mire, kjo mundesi eshte e larget (dhe pe ca kohe) , por pa marre parasysh se njerezit e NASA’s kane vendosur te jene te pergatitur per kete event.

‘The Double Asteroid Redirection Test’ ka kaluar pengesen e tij te pare dhe tani po leviz nga zhvillimi i konceptit ne fazen e projektimit paraprak. Ky mund te jete misioni i pare per te demonstruar nje teknike te devijimit te asteroideve.

“DART do te ishte misioni i pare i NASA-s per te demonstruar ate qe njihet si teknika e perplasjeve kinetike – duke goditur asteroidin per ti ndryshuar orbiten e tij – per t’u mbrojtur nga nje perplasjee mundshme i nje asteroidi me token”, tha ne nje deklarate Lindley Johnson, oficeri i mbrojtjes planetare ne zyren qendrore te NASA-s ne Uashington. . “Ky hap miratimi e avancon projektin drejt nje prove historike me nje asteroid te vogel jo kercenues”.

Synimi eshte nje asteroid binar i quajtur Didymos, i cili perbehet nga dy objekte qe orbitojne njeri-tjetrin. Didymos A eshte 780 metra (2.559 kembe) ne madhesi, ndersa Didymos B eshte 160 metra (525 kembe). DART do te godase Didymos B, ne menyre qe ne te mund t’i vezhgojme efektet e devijimit ne menyre te sigurt.

Ky animacion tregon (DART), qe do te synonte dhe do ti godiste objektin me te vogel (ne te majte) te asteroidit binar te Didymos-it per te demonstruar se si nje ndikim kinetik potencialisht do ti ndryshonte nje asteroidi orbiten si pjese e programit te mbrojtjes planetare te agjencise.

“Nje asteroid binar eshte laboratori i persosur natyror per kete test,” shpjegoi Tom Statler, shkencetar i programit DART ne te NASA-s. “Fakti qe Didymos B eshte ne orbite rreth Didymos A ben me te lehte per te pare rezultatet e perplasjes dhe siguron qe eksperimenti te mos ndryshoje orbiten e pales rreth diellit”.

Sonda, e cila ka madhesin e nje frigoriferi, pritet te godase asteroidin ne rreth 6 kilometra ne sekonde, duke ndryshuar pak orbiten e saj. Shkencetaret do te monitorojne ndryshimet per te perpunuar efektin e sakte te nje teknike te tille.

Ndersa kjo ka potencial, DART nuk ka pasur fonde ne buxhetin e vitit e ardhshem te NASA-s. Didymos do te fluturoje prane planetit tone ne 2022 dhe 2024, keshtu qe studiuesit duhet te bejne nje rast te mire per hetimin ne te gjitha pikat e kontrollit te miratimit te ardhshem.

Per te mesuar me shume rreth zyres planetare te mbrotjes se NASA’s dhe misionit DART ,vizitoni:
https://www.nasa.gov/planetarydefense

http://dart.jhuapl.edu

Perditesimi per here te fundit 9 korrik,2017.

Tags:ASTEROIDEKOMETANASASISTEMI DIELLOR

Advertisements