IC 342 eshte nje objektiv kozmik sfidues. Ndonese eshte i ndritshem, galaktika ndodhet prane ekuatorit te galaktikes se Rruges se Qumeshtit, ku qielli eshte i trashe me gaz kozmik, yje te ndritshem dhe pluhur. Ne menyre qe astronomet te shohin strukturen e nderlikuar spirale te IC 342, ata duhet te shohin permes nje sasie te madhe te materialeve qe gjenden brenda galaktikes sone — dhe nuk eshte e lehte! Si rezultat IC 342 eshte relativisht i veshtire per ta zbuluar dhe fotografuar, duke i dhene dhe pseudonimin e tij intrigues: “Galaktika e Fshehur”.

E vendosur shume afer (ne terma astronomike) ne Rrugen e Qumeshtit, kjo galaktike spirale gjitheperfshirese do te ishte nder me te ndritshmet ne qiell, sikur te mos ishte per vendin e saj te erret. Galaktika eshte shume aktive, sic tregohet nga larmia e ngjyrave te dukshme ne kete imazh nga Teleskopi Hapesinor Hubble i NASA/ESA’s , qe pershkruan rajonin qendror te galaktikes. Mund te shihet nje perzierje e bukur e rajoneve formuese te nxehta, yjeve te kuq, rajoneve me te ftohte te gazit, dhe korsi te erreta te pluhurit te erret, te gjitha qe levizin se bashku rreth nje berthame te ndritshme. Ne vitin 2003, astronomet konfirmuan qe kjo berthame te ishte nje lloj specifik i rajonit qendror i njohur si nje berthame HII— nje emer qe tregon pranine e hidrogjenit jonizues – qe ka gjasa te krijoje shume yje te nxehte te rinj.

Image credit: ESA/Hubble & NASA

Referencat e tekstit: European Space Agency

Perditesimi per here te fundit 9 korrik,2017.

Tags:GALAKTIKAHUBBLEUNIVERSI

Advertisements