Dielli yne mund te duket si nje tipar i pandryshueshem ne qiellin tone, por ne fakt eshte shume me i ndryshueshem se sa mund ta mendoni. Tani ai, po shkon drejt periudhes se aktivitetit me te ulet te tij.

Kjo quhet minimumi diellor, kur aktiviteti i Diellit arrin piken me te ulet. Ne shohim me pak flakerima nga toka me teleskop solar apo sic shihen nga anijet se studiojne diellin dhe me pak njolla diellore gjitashtu. Por pse ndodh minimumi i diellit eshte ende nje mister.

Cikli diellor zgjat rreth 11 vjet, pasi Dielli leviz nga maksimumi i tij diellor ne minimum diellor dhe keshtu. Maksimumi i fundit i diellit ishte ne 2014, me nje minimum diellor qe pritet ne 2019 ose 2020. Gjate kesaj periudhe, do te kete shume me pak njolla diellore te dukshme ne Diell dhe me pak flakerima diellore.

Cfare do te thote per ne? Epo, ndoshta nuk do te ndryshoje shume gjera ne toke apo edhe ne klimen. Por ne hapesire, ai mund te shkaktoje ndryshime mjaft dramatike. NASA ka pershkruar se cfare ndodh ne nje video me poshte.

Nje nga efektet qe do te shkaktoje eshte ne orbiten e ulet te Tokes, ku satelitet shpesh duhet te luftojne me terheqjen atmosferike dhe gravitacionale te tokes. Gjate nje minimumi diellor, ka me pak terheqje atmosferike – e cila eshte e mire per satelitet qe mos te futen ne atmosfer, por e keqe per pastrimin e hapesires nga mbeturinat kozmike te lena pas nga satelite.

Ne menyre te vecante, ky fenomen mund te zhvilloje vrima koronare, boshlleqe te medha ne fushen e tij magnetike qe lejojne grimca te shpejta qe levizin nga brenda Diellit te ikun ne hapesire. Kur ata godasin magnetosferen tone, ato mund te shkaktojne efekte te motit hapesinor, si stuhite gjeomagnetike dhe aurora.

“Ne i shohim keto vrima gjate gjithe ciklit diellor, por gjate minimumit diellor, ato mund te zgjasin per nje kohe te gjate – gjashte muaj ose me shume”, tha Dean Pesnell nga Qendra e Fluturimeve Hapesinore Goddard te NASA-s ne video.

Plus, minimumi i diellit mund te jete gjithashtu nje rrezik per astronautet, pasi atmosfera jone lejon penetrimin e rrezeve galaktikore. Keto grimca me energji te larte nga vende te tjera te universit, si supernova, mund te perbejne rreziqe shendetesore.

Sic u permend , ende nuk e dime saktesisht se cfare e drejton ciklin diellor. Ne jemi shume te sigurt se lidhet me fushen magnetike te Diellit.

Per me shume ndryshimi rreth ketij eventi,vizitoni: science.nasa.gov

Perditesimi per here te fundit 1 korrik,2017.

Tags:DIELLISISTEMI DIELLOR

Advertisements