Ky imazh shfaq nje galaktike te njohur si ESO 486-21 (me disa galaktika te tjera ne sfond dhe disa yje te dukshem ne pamje gjithashtu). ESO 486-21 eshte nje galaktike spirale – megjithese me nje strukture disi te parregullt dhe te keq-percaktuar – ajo eshte nje galaktike aktive ne formimin e yjeve. Kjo galaktike gjendet rreth 30 milione vjet drite nga Toka.

Teleskopi Hapesinor Hubble i NASA/ESA’s vezhgoi kete objekt gjate kryerjes se nje sondazhi – te njohur si ‘Legacy ExtraGalactic UV Survey (LEGUS) ‘- prej 50 galaktikash te aferta qe jane aktive ne formimin e yjeve. LEGUS u perzgjodh per te mbuluar nje game te larmishme te morfologjive galaktikore, normat e formimit te yjeve, masave te galaktikave etj. Astronomet perdorin te dhena te tilla per te kuptuar se si yjet formohen dhe zhvillohen brenda grupimeve. ESO 486-21 eshte nje kandidat ideal per perfshirjen ne nje studim te tille, sepse dihet se eshte ne procesin e formimit te yjeve te rinj, te cilat krijohen kur re te medha te gazit dhe pluhurit (te shikuara ketu ne ngjyre roze) brenda galaktikes grumbullohen nga brenda vetes.

Nga: European Space Agency
Foto nga: ESA/Hubble & NASA

Perditesimi per here te fundit 25 qershor,2017.

Tags:GALAKTIKA, HUBBLE, UNIVERSI

Advertisements