Eshte gjithmone mire te mbash nje sy ne robotet qe dergon te eksplorosh sistemin diellor, kesisoj NASA ka perdorur fuqine e kameras teleskopike te Orbiterit Zbulues Marsian (MRO) per te marre nje imazh te roverit Curiosity (pika blu ne imazh) teksa ai po punon ne siperfaqen e Planetit te Kuq me 5 qershor, 2017.

Rover-i ne madhesine e nje makine aktualisht eshte i zene me studimin e dunave te vendosura ne anen e malit Sharp. Curiosity eshte ngjitur ngadale ne mal gjate pese viteve te fundit me qellim te kuptimit me mire te gjeologjise se Marsit dhe ndoshta gjetjen e gjurmeve te mikrobeve te zhdukura.

Imazhi eshte marre me kameren e sofistikuar te MRO te quajtur High-Resolution Imaging Science Experiment (HiRISE), i cili eshte perdorur per te marre imazhe te siperfaqes se marsit ne rezolucion te larte. Ne kete imazh, ngjyrat jane te ekzagjeruara per te nxjerre ne pah kontrastin midis shkembinjve, ndersa vete roveri Curiosity duket shume me blu se ne realitet.

Me 5 gusht,Curiosity do te festoje ditelindjen e tij te peste ne Mars.

Perditesimi per here te fundit 22 qershor,2017.

Tags:MARSI, MAVEN,MARS ODYSSEY,MRO, PLANETET, ROVERAT CURIOSITY & OPPORTUNITY & SPIRIT, SISTEMI DIELLOR

Advertisements