Ne kete imazh klasik te Hubble-it qe nga viti 2000, mjegullanaja planetare IC 418 shkelqen si nje xhevahir i shumefishte me modele enigmatike. IC 418 ndodhet rreth 2000 vjet drite nga Toka ne drejtim te konstelacionit Lepus.

Nje mjegullnaje planetare perfaqeson fazen perfundimtare te evolucionit te nje ylli te ngjashem me diellin tone. Ylli ne qender te IC 418 ishte nje gjigant i kuq disa mijera vjet me pare, por me pas nxori shtresat e tij te jashtme ne hapesire per te formuar kete mjegullnaje, e cila tani eshte zgjeruar ne nje diameter prej rreth 0.1 vit-drite. Mbetja yjore ne qender eshte korja e nxehte i gjigantit te kuq, nga i cili rrezatimi ultravjollce permbyti gazin perreth, duke shkaktuar qe mjegullnaja te ndricoj. Gjate disa mijevjecareve te ardhshem, mjegulla gradualisht do te shperndahen dhe te zhduket ne hapesire dhe pastaj ylli do te ftohet dhe do te transformohet ne nje xhuxh te bardhe. Dielli yne pritet te pesoje nje fat te ngjashem, por per fat te mire, kjo nuk do te ndodhi deri ne rreth 5 miliard vite nga tani.

Imazhi Hubble i IC 418 eshte treguar me ngjyra te shtuara per te perfaqesuar filtrat e ndryshma te kameras qe perdoren per te izoluar driten nga elemente te ndryshem kimike. E kuqja tregon emetimin nga azoti jonizues (gazi me i ftohte ne mjegullnaje, qe ndodhet me larg nga berthama e nxehte), jeshilja tregon emetimin nga hidrogjeni dhe gjurmet blu eshte emetimi nga oksigjeni jonizues (gazi me i nxehte, i cili eshte edhe me afer me yllin qendror).

Nga: Space Telescope Science Institute, Baltimore, Md.
Fotoja nga: NASA dhe The Hubble Heritage Team (STScI/AURA);  Mirenjohje: Dr. Raghvendra Sahai (JPL) dhe Dr. Arsen R. Hajian (USNO)

Perditesimi per here te fundit 20 qershor,2017.

Tags:HUBBLE, MJEGULLNAJAT, RRUGA E QUMESHTIT, UNIVERSI

Advertisements