Pamje me e madhe imazhit dhe teksti. Roveri Marsian i NASA-s Opportunity kaloi afer nje krateri te ri kete pranvere gjate 45 vjetorit te udhetimit te Apollo 16 ne henen e Tokes, duke treguar nje lidhje mes dy misioneve.

Ekipi shkencor i Opportunity e ka quajtur joformalisht kete zone si “Krateri Orion “. Emri nderon modulin henor te Apollo 16, Orion — i cili mbajti astronautet John Young dhe Charles Duke drejt siperfaqes se henes ne prill te 1972, nderkohe qe shoku i tyre Ken Mattingly pilotoi modulin komandues te Apollo 16, Casper, ne orbite rreth henes. Orioni eshte gjithashtu emri i anijes se re te NASA-s qe do t’i dergoje njerezit ne hapesiren e thelle ne udhetime pertej orbites se Tokes.

Kamera Panoramike e Opportunity (Pancam) mori imazhe te ndryshme per kete pamje te kraterit Orion me 26 prill 2017. Krateri eshte rreth 27 metra i gjere dhe vleresohet te mos jete me i vjeter se 10 milione vjet i vjeter.

“Rezulton se krateri Orion eshte pothuajse ne te njejten madhesi si krateri Plum ne hene, te cilin John Young dhe Charles Duke e hetuan te paret nga tre misionet ne siperfaqen henore duke perdorur roverat henor”, tha Jim Rice nga ekipi shkencor i Opportunity , i Institutit te Shkencave Planetare, Tucson, Arizona.

Rajs i dergoi ‘Duke’ mozaikun e kraterit te marre nga roveri Opportunity dhe Duke i’u pergjigj: “Kjo eshte fantastike, c’pune e mrekullushme! Do te doja te qendroja ne buze te Orionit, ashtu sikur isha duke qendruar ne buze te kraterit Plun 45 vjet me pare . ”

Kjo pikepamje e nje krateri relativisht te ri prej 90 metrash te gjere Mars, “i quajtur krateri Orion “, kombinon imazhet nga syri i majte dhe syri i djathte i Kameras Panoramike te roverit (Pancam) ne roverin Opportunity. Ai shfaqet tredimensional kur shihet permes lenteve te kuqe te Pancam.Pamje me e madhe imazhit dhe teksti. 

Per foto te austronauteve te Apollo 16 ne hene,vizitoni:
https://www.nasa.gov/multimedia/imagegallery/image_feature_802.html

Per me shume rreth roverit Opportunity,vizitoni:

https://mars.nasa.gov/mer

Perditesimi per here te fundit 19 qershor,2017.

Tags:EKSPLORIMI I SISTEMIT DIELLOR, HENA, MARSI, PROGRAMI APOLLO, ROVERAT CURIOSITY & OPPORTUNITY & SPIRIT

 

Advertisements