Galaktika e madhe dhe e bukur spirale NGC 6744 eshte gati 175,000 vite drite e gjere, dhe eshte me e madhe se Rruga jone e Qumeshtit. Ajo ndodhet rreth 30 milione vjet drite larg ne konstelacionin jugor te Pavo duke u shfaqur si nje objekt i zbehur,dhe i zgjatur kur shihet permes nje teleskopi te vogel. Ne e shohim diskun e kesaj galaktike te drejtuar nga pikepamja jone kur shihet nga toke. Ky portret shume i dallueshem dhe i detajuar i galaktikes mbulon nje zone rreth madhesise kendore te henes se plote.

Ne te, korja e verdhe i galaktikes gjigante dominohet nga drita nga yjet e vjeter dhe te ftohte. Pertej berthames, krahet spirale jane te mbushura me yje te rinj dhe te kalter dhe me rajone formimi te yjeve me ngjyre te kuqerremte .Nje galaktike me e vogel spirale satelitore ne pjesen e poshtme majtas te imazhit, na kujton galaktiken satelitore te Rruges se Qumeshtit , Rene e Madhe te Megalanit.

Image Credit & Copyright: Daniel Verschatse

Perditesimi per here te fundit 19 qershor,2017.

Tags:GALAKTIKA, UNIVERSI

Advertisements