Anija kozmike e NASA-s Cassini ka shikuar rete e ndritshme te metanit teksa ata levizin ne qiell gjate stines se veres ne henen me te madhe te Saturnit — Titanin, se bashku me liqenet e detet e hidrokarbureve te grumbulluara rreth poleve te veriut te cilat jane te dukshme si vende te erreta ne kete imazh.

Krahasuar me vezhgimet e meparshem te Cassini, pjesa me e madhe e siperfaqes ne gjatesite veriore te Henes tani ndricohet nga dielli. (Shikoje ne PIA08363 per nje pamje te hemisferes veriore te marre ne vitin 2007.) Solstici veror ne sistemin e Saturnit ndodhi me 24 maj 2017.

Imazhi eshte marre me kameren me kend te ngushte te anijes Cassini me 9 qershor 2017, duke perdorur nje filter qe lejon pranimin e gjatesive vale te drites prane infra te kuqe te perqendruar ne 938 nanometra. Cassini e mori kete pamje nga nje distance prej rreth 315,000 milje (507,000 kilometra) nga Titani.

Misioni Cassini-Huygens eshte nje projekt bashkepunues i NASA-s, ESA’s dhe Agjencine Italiane te Hapesires.Jet Propulsion Laboratory i NASA-s, nje ndarje e Caltech (Insituti i Teknologjise  Kaliforni) ne Pasadena, menaxhon misionin per Drejtorine e Misioneve shkencore te NASA-s, Washington. JPL ka projektuar, zhvilluar Orbiterin Cassini.

Image Credit: Cassini Imaging Team, ISS, JPL, ESA, NASA

Per me shume informacion rreth Cassini,vizitoni:

1-http://www.nasa.gov/cassini

2-http://saturn.jpl.nasa.gov

Perditesimi per here te fundit 15 qershor,2017.

Tags:CASSINI, HENAT E SISTEMIT DIELLOR, SATURNI, SISTEMI DIELLOR

Advertisements