Gliese 625, i njohur edhe si GJ 625, G 202-48 dhe HIP 80459, eshte nje yll i tipit M2V i vendosur ne konstelacionin e Draco, rreth 21 vite drite nga Toka.

Aktiviteti i tij i ulet i kombinuar me periudhen e tij te gjate te rotacionit, prej me shume se 70 ditesh, e ben yllin Gliese 625 nje kandidat shume interesant per te kerkuar per planete shkembore.

Planeti i sapo zbuluar, Gliese 625b, ka nje mase jo me pak se 2.8 here me te madhe se ajo e Tokes, duke e bere ate nje te ashtuquajtur “super-Toke“.

Alejandro Suárez Mascareño, nje astronom ne Observatorin e Gjeneves dhe Institutit te Astrofizikes de Canarias, dhe bashkeautore te tjere e bene zbulimin duke perdorur vezhgimet e Gliese 625 te mbledhura nga spektrografi HARPS-N   ne Teleskopin Nacional Galileo, nje teleskop 3.6 m i vendosur ne Observatorin Roque de los Muchachos ne La Palma, Ishujt Kanarie, Spanje.

Gliese 625b eshte nje planet brenda zones se banueshme te yllit te tij.

Planeti orbiton Gliese 625 nje here ne 14.6 dite ne nje distance prej vetem 0.078 AU.

“Gliese 625b eshte nje super-toke e vogel ne skajin e brendshem te zones se banueshme te yllit te saj”, tha Mascareño dhe koleget e tij.

“Ne zbuluam se planeti mund te kete uje te lengshem ne varesi te kushteve atmosferike qe ndodhin atje”.

“Prania e nje apo me shume planeteve te tjere rreth Gliese 625 nuk mund te perjashtohen ende ne periudha me te gjata orbitale, por gjetja e tyre nuk do te jete e lehte,” shtuan ata.

Kjo gjetje eshte publikuar ne Astronomy & Astrophysics(arXiv.org preprint).

Perditesimi per here te fundit 15 qershor,2017.

Tags:EGZOPLANETE, UNIVERSI

Advertisements