Ka nje rekord te ri per pulsarin me te ndritshem te gjetur ndonjehere – dhe astronomet ende po perpiqen te kuptojne se si mund te shkelqeje kaq shume. Ai eshte pjese e nje grupi te vogel pulsaresh te ndritshem misterioze qe po sfidojne astronomet qe te rishikojne menyren se si pulsaret grumbullohen ose akumulojne materiale.

Pulsari me i ndritshem, sic eshte raportuar ne revisten Science, quhet NGC 5907 ULX. Ne nje sekonde, ai leshon te njejten sasi energjie sa dielli yne mund te leshoj ne tre vjet e gjysme. Anija XMM-Newton e ESA’s fillimisht e zbuloi pulsarin dhe, misioni NuSTAR i NASA’s gjithashtu verejti sinjalin . Ky pulsar eshte 50 milione vite drite larg, qe do te thote se drita e tij daton ne nje kohe para se njerezit te ecnin ne toke. Eshte gjithashtu dhe ylli me i larget neutron i zbuluar.

“Ky objekt po sfidon me te vertete kuptimin tone aktual te procesit te ndritshmerise se pulsareve”, tha Gian Luca Israel, nga INAF-Osservatorio Astronomica di Roma, autor i shkrimit te letres ne revisten Science ” Ai eshte 1000 mije here me i ndritshem se pulsaret e tjere, keshtu qe dicka tjeter nevojitet ne modelet tona — per te llogaritur sasine e madhe te energjise se nxjerre nga objekti “.

Mbartesi i meparshem i pulsarit me te ndritshem u raportua ne tetor 2014. NuSTAR kishte identifikuar M82 X-2, qe ndodhej rreth 12 milion vite drite larg ne galaktiken 82 (M82), si nje pulsar dhe jo vrime e zeze . Pulsari i raportuar ne Science, NGC 5907 ULX,  eshte 10 here me i ndritshem.

Nje tjeter pulsar jashtezakonisht i ndritshem, i treti me i ndritshme i njohur, quhet NGC 7793 P13. Duke perdorur nje kombinim te dhenash nga XMM-Newton dhe NuSTAR, nje grup shkencetaresh raportuan zbulimin ne Astrophysical Journal, ndersa nje tjeter duke perdorur XMM-Newton per te raportuar ne njoftimet mujore te Royal Astronomical Society . Te dy studimet u publikuan ne tetor te vitit 2016. Shkencetaret i therrasin tre pulsare jashtezakonisht te ndritshem si- “burime ultral–te ndritshme ne rreze X” (ULXs). Para zbulimit te vitit 2014, shume shkencetare menduan se ULX-t e ndritshem ishin vrima te zeza por ata ne fakt nuk jane

“Ata jane me te ndritshem nga cfare ju mund te prisni nga nje vrime e zeze e bashkuar prej 10 masash diellore”, tha Felix Fuerst, autori kryesor i studimit te publikuar ne Astrophysical Journal Letters bazuar ne Qendren Europiane te Astronomise ne Madrid. Fuerst beri kete pune, ndersa ishte ne Caltech ne Pasadena te Kalifornise.

Si keto objekte jane ne gjendje te shkelqejne keshtu eshte nje mister. Teoria kryesore eshte se keto pulsare kane fusha magnetike te forta dhe komplekse me prane siperfaqeve te tyre. Nje fushe magnetike do te shtremberoje rrjedhen e materialeve hyrese afer yjeve neutron. Kjo do t’i lejonte yllit neutron te vazhdonte te grumbullonte material nderkohe qe ende prodhon nivele te larta te ndricimit.

An accreting pulsar with extreme properties drives an ultraluminous X-ray source in NGC 5907  ” nga  G.L. Israel publikuar ne Science.

Per me shume rreth XMM-Newton,vizitoni: http://sci.esa.int/xmm-newton/

Per me shume rreth NuSTAR,vizitoni:
1-http://www.nasa.gov/nustar

2-http://www.nustar.caltech.edu/

Perditesimi per here te fundit 13 qershor,2017.

Tags:ESA/XMM-NEWTON, NUSTAR, PULSARET, UNIVERSI, YJET NEUTRON

Advertisements