Ky imazh nga anija e NASA-s Dawn tregon anen verilindore te kraterit Urvara ne Ceres i cili ndodhet ne pjesen e poshtme te imazhit. Ne te djathte te kraterit, tipari i gjate dhe i ngushte qe shfaqet ne drejtim te veriut quhet Pongal Catenae, qe eshte i gjate rreth 96 kilometra.

Catenae eshte nje vend me gropa te medha qe mund te kete origjine te ndryshme. Ata i referohen zinxhireve te kratereve te lidhura ngushte e te formuara nga nje sere perplasjesh te ndryshme sic gjendet ne henen Ganymede te henes se Jupiterit. Ata gjithashtu mund te perfaqesojne gropa te medha te krijuara nga forcat e brendshme, per shembull si mund te shihet ketu ne planetin Mars (shikoje ne PIA20441). Mekanizmi qe formoi Pongal Catenae nuk eshte kuptuar ende, por ka gjasa te jete formuar si pasoje e bashkeveprimeve te krijuara nga perplasjet e medha qe rezultuan ne formimin e kratereve Urvara dhe Yalode.

Pengal catena eshte nje nga disa lloje te thyerjeve te gjetura ne kete rajon qe pasqyrojne nje histori komplekse. Nje shembull i quajtur Nar Sulcus eshte nje tipar tjeter gjithashtu. Studimi i gjeometrise se ketyre karakteristikave dhe marredhenieve te tyre mund te ndihmojne te hedhin drite mbi natyren e nentoksore te Ceresit.

Ky imazh eshte marre me 28 shtator 2015, nga nje lartesi prej rreth 915 miljesh (1,470 kilometra). Pongal Catenae eshte i gjendur ne 37.4 grade gjeresi jugore, 267.7 grade gjeresi lindore.

Nje seri e plote e te te dhenave te Dawn eshte e arkivuar ne http://pds.nasa.gov/ .

Misioni Dawn menaxhohet nga JPL per Drejtorine e Shkences te NASA-s ne Uashington. Dawn eshte nje projekt i Programit ”Discovery” te drejtorise se shkences, menaxhuar nga qendra hapesinore Marshall e NASA-s ne Huntsville, Alabama. UCLA eshte pergjegjes per shkencen e pergjithshme te misionit Dawn. Orbital ATK, Inc, ne Dulles, Virxhinia,kane projektuar dhe ndertuar anijen. Qendra Aerohapesinore Gjermane,dhe Instituti Max Planck per kerkime ne Sistemin Diellor , Agjencia italiane e Hapesires dhe Instituti i astrofizikes kombetare italiane jane partnere nderkombetare ne ekipin e misionit.Per listen e plote te pjesemarreseve te misionit,shiko:http://dawn.jpl.nasa.gov/mission.

Image credit: NASA/JPL-Caltech/UCAL/MPS/DLR/IDA

Per me shume rreth misionit Dawn te NASA’s,shiko:http://dawn.jpl.nasa.gov.

Perditesimi per here te fundit 10 qershor,2017.

Tags:CERES, PLANETET XHUXH, SISTEMI DIELLOR, SONDA DAWN

Advertisements