Gur-themeli i pare i ‘Teleskopit Ekstremisht te Madh’ ELT eshte hedhur ne Kili, qe do te thote se ndertimi i pasqyres dhe teleskopit tani zyrtarisht ka filluar. Teleskopi Ekstremisht i Madh (ELT), sic e thote edhe emri, do te jete teleskopi me i madh optik ne bote, me pasqyren kryesore me nje diameter prej 39 metrash (128 kembe) te gjere.

ELT eshte projekti me i fundit nga Observatori Europian i Jugor (ESO), nje konsorcium prej 16 vendesh europiane dhe amerikane-jugore. Teleskopi po ndertohet prane Observatorit Paranal te ESO-s ne Kilin e Veriut dhe nje ceremoni u zhvillua atje javen e shkuar per te festuar fillimin e ndertimit.

“Me fillimin simbolik te kesaj pune ndertimore, ketu po ndertojme me shume se nje teleskop: eshte nje nga objektet me te medha me aftesi shkencore dhe teknologjike dhe potencial te jashtezakonshem te bashkepunimit nderkombetar,” tha presidenti kilian Michelle Bachelet gjate ceremonise ku edhe ishte pjesmarres.

Me nje kupole rrotulluese prej 82 metrash, ELT tashme ka pasur mjaft ndikim ne nje sektor te specializuar te astronomise: inxhinieria teleskopike. Pasqyra sekondare sapo eshte pordhuar dhe eshte 4,2 metra (13,8 kembe) ne diameter, eshte pasqyra me e madhe sekondare dhe gjithashtu pasqyra me e madhe e myset e prodhuar ndonjehere.

Pasqyra sekondare eshte me e madhe se pasqyra kryesore e teleskopeve me te medhenj.

“Ky eshte nje moment historik ne historine e ESO-s, ELT do te jete teleskopi me i fuqishem dhe ambicioz i ketij lloji”, shtoi Patrick Roche, kryetar i Keshillit te ESO-s. “Kemi arritur kete pike fale perpjekjeve te shume njerezve ne Shtetet Anetare te ESO-s, ne Kili dhe gjetke, per shume vite. Falenderoj te gjithe dhe jam i kenaqur qe sot shohim shume prej tyre, duke festuar me ne kete rast”.

Qellimet shkencore te ELT jane aq ambicioze sa edhe vete madhesia e tij. ESO shpreson se teleskopi do te zbuloje planetet aq te vogla sa Toka — te zbuloje token e dyte qe ka potencial te mbeshtesi jete, si dhe te marri imazhe te drejtperdrejta te egzoplaneteve me te medha. ELT do te beje matje te sakta te objekteve me te largeta ne univers, i cili do t’u mundesoje astronomeve te mesojne me mire universin ne teresi.

“ELT do te beje zbulime qe nuk mund t’i imagjinojme sot dhe me siguri do te frymezoje njerez te shumte ne mbare boten per te menduar per shkencen,astronomine, teknologjine dhe vendin tone ne Univers”, tha Tim de Zeeuw, drejtor i pergjithshem i ESO’s. “Kjo do te sjelle perfitim te madh ne Shtetet Anetare te ESO-s, ne Kili dhe ne pjesen tjeter te botes gjithashtu”–shtoi ai

Teleskopi do te shohi driten e pare ne vitin 2024 atehere kur mbaron dhe ndertimi, por tashme ai ka hapur nje epoke te re ne astronomi.

Linke

Per me shume rreth ketij eventi,vizitoni:
1-http://www.eso.org/public/news/eso1716/

2-http://www.eso.org/public/news/eso1715/

3-http://www.eso.org/public/news/eso1717/

Per me shume rreth ESO’s,vizitoni:http://www.eso.org

Perditesimi per here te fundit 8 qershor,2017.

Tags:EKSPLORIMI I SISTEMIT DIELLOR, ESO-OBSERVATORI JUGOR EUROPIAN, TEKNOLOGJI, UNIVERSI

Advertisements