Teleskopi hapesinore Hubble i NASA/ESA’s ka kapur nje imazh te ri te pabesueshem te Galaktikes te quajtur Vermin dhe nje sistemi te ri yjor teksa ata po rradhiten njeri pas tjetrit, dhe duket sikur ata po bashkohen ne qiell, por ne fakt ata nuk po bashkohen. Kjo koincidence kozmike u ka lejuar astronomeve te marrin nje veshtrim me te mire ne sistemet planetare.

Hubble ka shikuar kete cift te cuditshem dy here, nje here ne 2004 dhe nje here ne vitin 2011. Imazhi eshte shume me kaotik sesa ato te meparshmit nga Hubble, por mos lejoni qe pershtypjet e para t’ju ndalojne ta admironi kete. Ketu ne po shohim nje disk protoplanetar qe rrethon yllin HD 107146 dhe, ne fund djathtas te imazhit,eshte galaktika e quajtur Vermin.

Studiuesit kuptuan se ylli po levizte ne nje menyre te tille qe se shpejti do ta mbulonte galaktiken dhe te krijonte nje rradhitje kozmike–duke e bllokuar pothuajse plotesisht galaktiken qe ndodhet pas saj, dhe se shkencetaret mund te perdorin driten e kesaj galaktike per te kuptuar me mire diskun protoplanetar qe rrethon yllin HD 107146 .

HD 107146 eshte nje yll i ngjashem me Diellin, me pak se 200 milion vjet i vjeter, i rrethuar nga nje disk i mbeturinash kozmike qe shtrihet deri ne 300 here distancen midis Tokes dhe Diellit. Nje studim i vitit 2009 sygjeroi qe nje planet mund te fshihej ne disk. Ylli eshte i vendosur vetem 90 vite drite larg planetit tone.

Do na duhet edhe disa vite te tjera derisa ylli do ta bllokoje plotesisht driten qe vjen nga galaktika Vermin duke krijuar nje forme eklipsi kozmik, pasi galaktika nuk do te mbulohet plotesisht nga ylli deri ne vitin 2020. Disku momentalisht vleresohet te jete 10 perqind e mases se Tokes dhe perbehet kryesisht nga kokrra te vogla kozmike. Madhesia e kokrrave eshte vleresuar duke perdorur driten infra te kuqe, e cila sygjeron se unaza eshte jashtezakonisht e ftohte, duke arritur ne -222 ° C (-368 ° F).

Image credit: ESA/Hubble & NASA

Perditesimi per here te fundit 2 qershor,2017.

Tags:GALAKTIKA, HUBBLE, UNIVERSI, YJET

Advertisements