Nje mision i ri i NASA-s do te leshohet per ne Stacionin Nderkombetar te Hapesires muajin e ardhshem (me 1 qershor) per te vezhguar nje nga objektet me te cuditshme te vezhgueshme ne univers.Misioni qe behte fjale quhet ‘NICER (Neutron star Interior Composition ExploreR).

Kur te leshohet me 1 qershor ne bordin e anijes se SpaceX , ai do te instalohet ne bordin e stacionit hapesinor, si mision i pare i dedikuar per studimin e yjeve neutron, nje lloj ylli i shembur qe eshte aq i dendur sa shkencetaret jane te pa pasigurt se sa materie sillet thelle brenda tij.

Nje yll neutron fillon jeten e tij si nje yll i zakonshme midis 7 dhe 20 here masen e diellit tone. Kur ketij lloj ylli i mbaron karburanti, ai bie nen peshen e vet — duke shkaterruar koren e tij dhe duke shkaktuar nje shperthim supernove. Ajo qe mbetet prej kesaj eshte nje sfere ultra-dendur vetem rreth 12 kilometra e gjere, aq sa eshte madhesia e nje qyteti — por mban dyfishin e mases se diellit tone te shtrydhur brenda tij. Ne Toke, nje luge caji e yllit neutron do te peshonte nje miliard ton.

“Nese e marrim malin Everest dhe e shtrydhin ate ne diçka sa madhesia e nje kubi sheqeri, ky eshte lloji i densitetit per te cilin po flasim”, tha Keith Gendreau, hetuesi kryesor per NICER ne Qendren e Fluturimit Hapesinor Goddard te NASA-s ne Greenbelt, Maryland.

Video nga Qendra Hapesinore Johnson e NASA’s.Megjithese ne e dime se yjet e neutron jane te vegjel dhe shume te dendur, ende ekzistojne shume aspekte te ketyre mbetjeve te vdekjeve shperthyese te yjeve te tjere qe ende nuk i kuptojme. NICER, nje pajisje qe do te vendoset ne pjesen e jashtme te Stacionit Hapesinor, kerkon te zbuloje kete pergjigje per disa nga pyetjet qe po behen per yjet e neutron. Duke kapur kohen e mberritjes dhe energjine e fotoneve te prodhuara ne Rreze-X nga pulsaret e emetuar nga yjet e neutron, NICER kerkon t’u pergjigjet pyetjeve te vjetra rreth formave ekstreme te materies dhe energjise brenda yjeve Neutron. Te dhenat nga NICER do te perdoren gjithashtu si kendmates, nje demonstrim navigacioni me baze pulsaret.

Video nga NASA_Goddard

Yjet e neutron jane kaq te dendur — saqe shkencetaret jane te pasigurt se sa sasi materie sillet ne brendesi te tyre. Ne jetem objektet qe hasim perbehen nga atomet. Kur formohen yje neutron, atomet e tyre grumbullohen se bashku dhe bashkohen. Si rezultat, pjesa me e madhe e nje ylli neutron perbehet nga grimca subatomike te grumbulluara – kryesisht nga neutrone, si dhe protone dhe elektrone, ne gjendje te ndryshme. Matjet e NICER do te ndihmojne shkencetaret te kuptojne me mire se sa materie ndodhet ne kete mjedis.

“Aq shume sa mund te shkoni nen siperfaqen e yjeve neutron, presioni dhe densiteti rriten jashtezakonisht shpejt, dhe se shpejti jeni ne nje mjedis te tille qe nuk mund te prodhohet ne asnje laborator shkencore ne Toke”, tha shkencetari Slavko Bogdanov nga Universitei i Kolumbise, i cili drejton grupin NICER .

Objekti i vetem i njohur qe eshte me i dendur se nje yll i neutron eshte kusheriri tjeter kozmike i erret, vrimat e zeza. Nje vrime e zeze formohet kur nje yll afersisht 20 here masa e diellit tone bie. Pra, shkencetaret u drejtohen yjeve neutron per te studiuar materien.

Shiko foto te NICER ne Flickr nga NASA Goddard

Neutron star Interior Composition Explorer (NICER)

Artikulli nga NASA

Misioni NICER menaxhohet nga NASA si pjese e programit te tyre te Astrofizikes.

Lidhje te ngjashme

Imazhi me siper eshte nje ilustrim grafik dhe tregon NICER ne bordin e ISS.

Perditesimi per here te fundit 29 maj,2017

Tags:ISS-STACIONI NDERKOMBETARE I HAPESIRES, NASA, NICER, PULSARET, SUPERNOVA, UNIVERSI, VRIMA TE ZEZA, YJET, YJET NEUTRON

Advertisements