Fomalhaut eshte nje nga yjet me te shndritshme ne qiell. Afersisht 25 vite drite larg ,ylli eshte vecanerisht prane nesh dhe mund te shihet ne konstelacionin e Piscis Austrinus (The Southern Fish). Ky imazh nga Atacama Large Millimeter/submillimeter Array (ALMA) tregon Fomalhaut (ne qender) i rrethuar nga nje unaze mbeturinash kozmike – dhe eshte hera e pare qe kjo skene eshte kapur ne rezolucion dhe ndjeshmeri te tille me gjatesi vale milimetrike.

Disku i Fomalhaut perbehet nga nje perzierje pluhuri kozmik dhe gazi nga kometat ne sistemin e Fomalhaut (te njohura si egzokometa), . Ky mjedis i turbullt ngjan me nje periudhe te hershme ne sistemin tone diellor te njohur si ‘Bombardimi i Vonshem i Rende’, i cili ndodhi perafersisht kater miliarda vjet me pare. Kjo epoke perjetoj nje numer te madh te objekteve shkembore qe goditen sistemin e brendshem diellor dhe u perplasen me planetet e rinj tokesore, duke perfshire edhe Token –ku krijuan nje numer te madh krateresh – shume prej te cilave mbeten te dukshme sot ne siperfaqet e planeteve si Merkuri dhe Marsi .

Vrojtimet e meparshme te Fomalhaut nga ALMA — te marra ne vitin 2012 kur teleskopi ishte ende ne ndertim e siper – zbuloi vetem rreth gjysmen e diskut te mbeturinave . Edhe pse ai imazh i pare ishte thjesht nje prove e aftesive fillestare te ALMA, megjithate ofroi te dhena rreth natyres dhe origjines se mundshme te diskut.

Fomalhaut njihet se eshte i rrethuar nga disa disqe mbeturinash — ai qe eshte dukshme ne kete imazh nga ALMA eshte unaza me e jashtme. Unaza eshte rreth 20 miliard kilometra nga ylli qendror dhe rreth 2 miliarde kilometra i gjere. Nje disk i tille i ngushte, i cuditshem, mund te prodhohet vetem nga ndikimi gravitacional i planetit ne kete sistem, si ndikimi gravitacional i Jupiterit ne rripin tone asteroideve. Ne vitin 2008, teleskopi Hubble i NASA/ESA’s zbuloi ekzoplanetin e famshem Fomalhaut b qe rrotullohet brenda ketij brezi, por planeti nuk eshte i dukshem ne kete imazh nga ALMA.

Zbulimi, eshte botuar ne dy letra ne Astrophysical Journal.Letra e pare mund te lexohet ketu, ndersa e dyta ketu.

Linku:

Perditesimi per here te fundit 27 maj,2017.

Tags:EGZOPLANETE, ESO-OBSERVATORI JUGOR EUROPIAN, UNIVERSI, YJET

Advertisements