Observatori fluturues i NASA-s, Observatori Stratosferik per Astronomin Infra te Kuqe- SOFIA, perfundoi kohet e fundit nje studim te hollesishem te nje sistemi planetar jo shume larg nga ne. Hulumtimi konfirmoj se ky sistem planetar ka nje arkitekture shume te ngjashme me ate te sistemit tone diellor,por ka nje moshe me re — rreth 800 milion vjet te vjeter.

I vendosur rreth 10,5 vjet drite larg ne hemisferen jugore te yjesise se Eridanus, ylli i quajtur Epsilon Eridani — ose eps Eri per shkurt, eshte sistemi me i afert i ngjashem planetar me sistemin tone diellor kur ishte ne fazat e hershme te formimit. Eshte nje vend i shkelqyer per te hulumtuar se si planetet u formuan rreth yjeve si dielli yne.

Studimet e meparshme tregojne se eps Eri ka nje disk mbeturishash, i cili eshte nje emer qe astronomet i japin materialit te mbetur qe ende orbtion yllin edhe pasi ndertimi i planeteve ka perfunduar. Mbeturinat mund te marrin formen e gazit dhe pluhurit, si dhe te trupave te vegjel shkembor dhe te akullt. Disqet e mbeturinave mund te jene disqe te gjera ose te perqendruara ne rripa mbeturinash — te ngjashem me brezin e asteroideve ne sistemit tone diellor si dhe brezin kuiper — nje rajon pertej Neptunit ku banojne qindra mijera objekte te akullta. Per me teper, matjet e kujdesshme te levizjes se Eps Eri tregojne se nje planet me gati te njejten mase si Jupiter dhe orbiton yllin ne nje distance te krahasueshme te Jupiterit nga Dielli.

Me imazhet e reja nga SOFIA, Dr.Kate Su nje shkencetare e Universitetit te Arizones – SHBA dhe ekipi i saj ishin ne gjendje te dallonin dy modele teorike te vendndodhjes se mbetjeve te ngrohta — te tilla si pluhuri dhe gazi, ne sistemin eps Eri. Keto modele u bazuan ne te dhenat e meparshme te marra me teleskopin hapesinor Spitzer te NASA-s.

Illustration based on Spitzer observations of the inner and outer parts of the Epsilon Eridani system compared with the corresponding components of our Solar System. Image credit: NASA / JPL / Caltech / R. Hurt, SSC.Ilustrim i bazuar ne vezhgimet e Spitzer te pjeseve te brendshme dhe te jashtme te sistemit Epsilon Eridani krahasuar me komponentet perkates te sistemit tone diellor.Nga:NASA/JPL/Caltech/R. Hurt (SSC)

Nje model tregon se materiali i ngrohte eshte ne dy unaza te ngushta mbeturinash, te cilat do te korrespondonin respektivisht me pozicionet e rripit te asteroidve dhe orbites se Uranit ne sistemin tone diellor. Duke perdorur kete model, teoricienet tregojne se planeti me i madh ne nje sistem planetar normalisht mund te shoqerohet me nje rrip fqinj mbeturinash.

Modeli tjeter atribon materialet e ngrohta te pluhurit qe vijne nga zona e jashtme e brezit Kuiper dhe mbushin nje disk mbeturinash drejt yllit qendror. Ne kete model, materiali i ngrohte eshte ne nje disk te gjere, dhe nuk eshte i perqendruar ne breze asteroidesh e as nuk eshte i lidhur me ndonje planete ne rajonin e brendshem.

Duke perdorur SOFIA, Su dhe ekipi i saj konstatuan se materiali i ngrohte rreth eps Eri i eshte pershtatur me modelit te pare me shume; atje eshte te pakten nje rrip i ngushte ne vend te nje disku te gjere te vazhdueshem — sic e sygjeron modeli i dyte.

Keto vezhgime ishin te mundshme per shkak se SOFIA ka nje diameter ne pasqyren e tij me te madh se teleskopi Spitzer, qe eshte prej 100 inç (2.5 metra) ne krahasim me 33.5 inç (0.85 metra) te Spitzerit–i cili lejoi ekipin ne bordin e SOFIA’s te dallonin detaje qe jane tre here me te vogla se ato qe mund te shohi Spitzer.

Detajet e zbulimit jane publikuar me 25 prill,2017. ne Astronomical Journal. Artikulli gjithashtu eshte disponueshem ne arXiv.org.

Artikulli nga Nick Veronico, nveronico@sofia.usra.edu

Per me shume rreth SOFIA, visitoni:

http://www.nasa.gov/sofia • http://www.dlr.de/en/sofia

Studimet shkencore te SOFIA’s dhe instrumentet shkencore mund te gjenden ne:

http://www.sofia.usra.edu • http://www.dsi.uni-stuttgart.de/index.en.html

Perditesimi per here te fundit 11 maj,2017.

Tags:EGZOPLANETE, OBSERVATORI SOFIA, TELESKOPI SPITZER, UNIVERSI

Advertisements