Teleskopi NASA’s Fermi i rrezeve-Gamma sapo ka arritur nje moment historik.

Nje nga instrumentet ne satelitin Fermi, Teleskopi i Zones se Madhe (TZM), ka vezhguar rrezen Gamma te nje miliarde me 12 prill,2017.

Rrezet – Gamma jane rrezatime elektromagnetike qe mund te vijne nga berthama atomike radioaktive ose shperthime berthamore. Ato zakonisht shkaktohen nga ngjarje te fuqishme, sic jane shperthimet e supernovave ose grimcave te leshuara nga materia ngjitese qe rrethon vrimat e zeza. Informacioni i grumbulluar rreth rrezeve gama mund te ndihmoje shkencetaret te mesojne me shume per vrimat e zeza supermassive, yjet neutron dhe madje edhe per materien e erret, pasi disa shkencetar mendojne se rrezet- gamma mund te prodhohen kur grimcat e materies se erret asgjesojne njeri-tjetrin.

TZM u krijua ne Laboratorin Kombetar te Pershpejtimit te SLAC te Departamentit te Energjise dhe ka ndihmuar ne zbulimin e shume fenomeneve te ndryshme. Qe nga leshimi i teleskopit Fermit ne vitin 2008, teleskopi ka zbuluar me shume se 200 pulsare, ka studiuar objekte ekzotike te quajtura mikrokuazaret dhe ka zbuluar shperthime termonukleare ne yjet qe emetojne rrezet gama.

E gjithe shumellojshmeria e te dhenave qe TZM ka grumbulluar ne keto zbulime mund te ndihmojne shkencetaret te mesojne me shume rreth ngjarjeve kozmike dhe kimikateve qe perbejne universin.

Kjo video nga 2013 flet per misionin Fermi, me i perparuari ndonjehere per te shikuar qiellin ne rrezet gama — forma me energjike e drites, — krijuar ne rajonet me te nxehta te universit. Instrumenti kryesor i Fermit, TZM, u konceptua dhe ndertua ne SLAC, i cili gjithashtu strehon qendren e saj te operimeve. (Fabricio Sousa / SLAC National Accelerator Laboratory).

Koncept artistik i teleskopit Fermi ne orbite. Credit: NASA

Per me shume vizitoni:
1-https://fermi.gsfc.nasa.gov/

2-https://www.nasa.gov/fermi

Perditesimi per here te fundit 11 maj,2017.

Tags:ENERGJIA DHE MATERIA E ERRET, RREZET-GAMMA, TELESKOPI HAPESINOR FERMI I RREZEVE-GAMMA, UNIVERSI

Advertisements