Anija kozmike e NASA-s Cassini ka kapur kete pamje te grupeve te reve te ndritshme qe levizin neper atmosferen e dendur te henes me te madhe te Saturnit — Titanin, me 7 maj 2017.

Pamja ishte marre gjate nje fluturimi te larget (dhe jo te synuar), gjate se ciles Cassini kaloi rreth 303,000 milje (488,000 kilometra) mbi siperfaqen e henes. Megjithese Cassini nuk do te kete takim te ngushte–e te synuara me Titanin, anija vazhdon ta vezhgoje henen gjigante dhe atmosferen e saj nga nje distance e larget.

Rajonet e errerta ne krye jane liqenet dhe detet e hidrokarbureve te Titanit.

Ketu jane paraqitur dy versione te ketij imazhi, nje me zgjerim ngjyrash me te forte (Figura A) dhe nje me zgjerim me te ulet (Figura B). Shih PIA21610 per nje pamje tjeter te ketyre reve.

Imazhi eshte marre me 7 maj 2017, ne nje distance prej 316,000 miljesh (508,000 kilometra). Pamja eshte nje projektim ortografik i perqendruar ne 57 grade gjeresi veriore, 48 grade gjeresi perendimore. Nje kendveshtrim ortografik eshte me shume si pamje e pare nga nje vezhgues i larget. Shkalla e imazhit eshte rreth 3 kilometra per pixel.

Misioni Cassini-Huygens eshte nje projekt bashkepunues i NASA-s, ESA’s dhe Agjencine Italiane te Hapesires.Jet Propulsion Laboratory i NASA-s, nje ndarje e Caltech (Insituti i Teknologjise  Kaliforni) ne Pasadena, menaxhon misionin per Drejtorine e Misioneve shkencore te NASA-s, Washington. JPL ka projektuar, zhvilluar Orbiterin Cassini.

Image Credit: Cassini Imaging Team, ISS, JPL, ESA, NASA

Per me shume informacion rreth Cassini,vizitoni:

1-http://www.nasa.gov/cassini

2-http://saturn.jpl.nasa.gov

Perditesimi per here te fundit 10 maj,2017.

Tags:CASSINI, HENAT E SISTEMIT DIELLOR, SATURNI, SISTEMI DIELLOR

Advertisements