Nje sekuence e re ne kete video te bera nga anija kozmike e NASA-s Cassini tregon pamje kur anija kaloi mbi Saturnin gjate zhytjes se saj te pare ne ‘Finalen e Madhe’ midis planetit dhe unazave te tij me 26 prill.(Shikoni sekuencat e Videos)Video nga JPL.

Videoja perfshin nje ore vezhgimesh, ndersa anija kozmike u zhvendos ne jug te Saturnit.

“Isha i befasuar te shihja kaq shume skaje te mprehta pergjate kufirit te jashtem te formes gjashtekendeshe te vorbulles polare te Saturnit“, tha Kunio Sayanagi, nje bashkepunetor i ekipit te Imazheve te Cassini bazuar ne Universitetin Hampton ne Virxhinia, i cili ndihmoi ne prodhimin e e videos .

Ne fund te videos, korniza e kameres rrotullohet ndersa anija rio-orenton antenen e saj te madhe ne drejtimin nga leviz anija. Antena u perdor si nje mburoje mbrojtese gjate kalimit te Cassini ne zonen midis saturnit dhe unazave te tij.

Ndersa po merreshin imazhe, lartesia e anijes se Cassini mbi rete u ul nga 45,000 ne 4,200 milje (72,400 deri ne 6,700 kilometra).

“Imazhet nga kalimi i pare ishin te shkelqyera. Ne po planifikojme te bejme perditesime per verejtjet tona per nje mundesi te ngjashme me 28 qershor, qe mendojmese do te rezultoje nepamje edhe me te mira”, tha Andrew Ingersoll anetar i ekipit te Imazheve te Cassini bazuar ne Caltech ne Pasadena te Kalifornise.

Misioni Cassini-Huygens eshte nje projekt bashkepunues i NASA-s, ESA’s dhe Agjencine Italiane te Hapesires.Jet Propulsion Laboratory i NASA-s, nje ndarje e Caltech (Insituti i Teknologjise  Kaliforni) ne Pasadena, menaxhon misionin per Drejtorine e Misioneve shkencore te NASA-s, Washington. JPL ka projektuar, zhvilluar Orbiterin Cassini.

Image Credit: Cassini Imaging Team, ISS, JPL, ESA, NASA

Per me shume informacion rreth Cassini,vizitoni:

1-http://www.nasa.gov/cassini

2-http://saturn.jpl.nasa.gov

Perditesimi per here te fundit 4 maj,2017.

Tags:CASSINI, EKSPLORIMI I SISTEMIT DIELLOR, JET PROPULSION LABORATORY, PLANETET, SATURNIIELLOR

Advertisements