Ky imazh nga teleskopi hapesinore Hubble i NASA/ESA’s tregon nje galaktike te quajtur NGC 7250. Pavaresisht se eshte e shquar si galaktike – ketu ka shperthime te ndritshme te formimit te yjeve dhe shperthime te regjistruara te supernovave.

Ky objekt i ndritshem ne sfond perpara galaktikes — eshte nje yll i vetem dhe pak i studiuar me emrin TYC 3203-450-1, qe gjendet ne konstelacionin e Lacerta (The Lizard), shume me afer se galaktika NGC 7250. Vetem ne kete menyre nje yll normal mund te shkelqeje sa nje galaktike e tere, qe perbehet nga miliarda yje. Astronomet qe studiojne objekte te largeta i quajne keto yje “yje sfondi” dhe astronomet nuk i deshirojne shume keto yje, pasi drita e tyre e ndritshme zbeh driten e zbehte nga objektet me te largeta dhe interesante qe ata deshirojne te studiojne.

Ne kete rast TYC 3203-450-1 eshte miliona here me afer se NGC 7250 qe shtrihet mbi 45 milionë vite drite larg prej nesh. Nese ky yll do te kishte te njejten distance si NGC 7250, veshtire se do te ishte i dukshen ne kete imazh.

Image credit: ESA/Hubble & NASA

Perditesimi per here te fundit 30 prill,2017.

Tags:GALAKTIKA, HUBBLE, UNIVERSI, YJET

Advertisements