Shkencetaret kane zbuluar nje shperthim misterioz ne rreze-X duke perdorur Observatorin e Rrezeve-X Chandra te NASA-s, ne imazhin me te thelle te rrezeve X te arritur ndonjehere sic raportohet ne njoftimin e fundit per shtyp nga NASA. Burimi i rrezeve-X gjendet ne nje rajon te qiellit i njohur si Fusha e Thelle-Jugore e Chandra’s ose (CDF-S), qe shfaqet ne panelin kryesor te ketij animacioni. Ne kete imazh te CDF-S, ngjyrat paraqesin zona te ndryshme te energjise me rrezet X, ku e kuqja, jeshillja dhe bluja tregojne rrezatimin e ulet , te mesem dhe te larte qe Chandra mund te zbuloje respektivisht.

Burimi misterioz qe shkencetaret zbuluan, treguar ne katror , ka tipare te shquara. Para tetorit te 2014, ky burim nuk u zbulua ne rrezet X, por pastaj shpertheu dhe u be te pakten 1,000 me i ndritshem ne disa ore. Pas rreth nje dite, burimi eshte zbehur plotesisht nen ndjeshmerine e Chandras.

Mijera ore te dhenash nga teleskopet Hubble dhe Spitzer kane percaktuan se ngjarja erdhi nga nje galaktike e zbehte, e vogel, rreth 10.7 miliarde vite drite nga Toka. Per disa minuta, burimi me rreze X prodhoi nje mije here me shume energji sesa te gjithe yjet ne kete galaktike.

Ndersa shkencetaret mendojne se ky burim ka gjasa te vije nga nje lloj ngjarje shkaterrimtare, tiparet e saj nuk perputhen me ndonje fenomen te njohur. Kjo do te thote se ky burim mund te jete nje burim qe shkencetaret nuk e kane shikuar me perparaa.

Studiuesit, megjithate, kane disa ide se cfare mund te jete ky burim. Dy nga tre mundesite kryesore per te shpjeguar burimin e rrezev X eshte nje ngjarje e dhunshme e shkaktuar nga rrezet-Gamma (GRB), te cilat jane shperthime te shkaktuara nga renia e nje ylli masiv ose nga shkrirja e nje ylli neutron me nje tjeter yll neutron ose me nje vrime te zeze. .

Shpjegimet e mundshme per burimin e rrezeve -X te CDF-S, sipas studiuesve, eshte nje GRB qe nuk eshte treguar drejt Tokes, ose nje GRB qe shtrihet pertej galaktikes se vogel. Nje mundesi e trete eshte se nje vrime e zeze e mesme gllaberoi nje yll te bardhe xhuxh.

Burimi misterioz X-ray nuk eshte shikuar ne asnje kohe tjeter gjate dy muajve e gjysme te kohes se ekspozimit te Chandras qe ka verejtur rajonin CDF-S. Per me teper, asnje ngjarje e ngjashme nuk eshte gjetur ende ne vezhgimet e Chandras te pjeseve te tjera te qiellit.

Nje leter qe pershkruan kete rezultat do te shfaqet ne numrin e rradhes ne qershor te 2017 ne njoftimet mujore te ‘Royal Astronomical Society’ dhe eshte ne dispozicion online ne https://arxiv.org/abs/1702.04422.

Credits: X-ray: NASA/CXC/Pontifical Catholic University/F. Bauer et al.

http://www.nasa.gov/chandra dhe http://chandra.si.edu

Molly Porter
Marshall Space Flight Center, Huntsville, Ala.
256-544-0034
molly.a.porter@nasa.gov

Megan Watzke
Chandra X-ray Center, Cambridge, Mass.
617-496-7998
mwatzke@cfa.harvard.edu

P- 2017 –39

Perditesimi per here te fundit 29 prill,2017.

Tags:OBSERVATORI CHANDRA I RREZEVE-X, UNIVERSI, VRIMA TE ZEZA

Advertisements