Aq i madh saq mund te perfshije disa Toka – Zona e Madhe e Kuqe e Jupiterit eshte nje stuhi gjigande qe ka qene ne aktivitet per shekuj me rradhe, me ererat qe levizin mbi 600 kilometra ne ore. Por ka nje rivale aty: astronomet kane zbuluar se Jupiter ka nje vend te dyte te Madh, kete here nje zone te ftohte.

Ne rajonet polare te planetit, astronomet perdoren instrumentin CRIRES ne Teleskopin Shume te Madh te ESO-s, se bashku me mjete te tjera, ku kane gjetur nje vend te erret ne atmosferen e siperme (poshte aurorave ne te majtete imazhit ) rreth 200 ° C me e ftohte se mjedisi i tij rrethues. E quajtur “Zona e Madhe e Ftohte”, ky tipar intriguese eshte i krahasueshem me madhesine e Zones se Madhe se Kuqe – 24 000 km dhe 12 000 km gjate. Por te dhenat e marra per 15 vjet tregojne se Zona e Madhe e Ftohte eshte shume me i paqendrueshem se kusheriri qe ndryshon ngadale. Ajo ndryshon ne menyre dramatike ne forme dhe madhesi gjate diteve dhe javeve – por kurre nuk zhduket, dhe gjithmone qendron afersisht ne te njejtin vend.

Zona e Madhe e Ftohte mendohet te shkaktohet nga aurorat e fuqishme te planetit, qe nxit energji ne atmosfere ne formen e nxehtesise qe rrjedh rreth planetit. Kjo krijon nje rajon me te ftohte ne atmosferen e siperme, duke e bere Zonen e Madhe e Ftohte, sistemin e pare te motit qe eshte verejtur te jete gjeneruar nga aurorat.

Credit:ESO/T. Stallard
P-2017 –32

Per me shume rreth ESO’s: http://www.eso.org

Perditesimi per here te fundit 23 prill,2017.

Tags:ESO-OBSERVATORI JUGOR EUROPIAN, JUPITERI, PLANETET, SISTEMI DIELLOR

Advertisements