Nga NASA

Asnje planet nuk eshte studiuar me mire se ai ne te cilin jetojme. Flota e NASA-s prej 18 misionesh shkencore te studimit te tokes nga hapesira, e mbeshtetur nga avionet, anijet dhe vezhgimet tokesore, mate aspekte te mjedisit qe prekin jetet e cdo personi ne mbare boten. Ata studiojne gjithcka nga ajri qe thithim, deri ne shiun dhe boren qe sigurojne uje per bujqesine dhe komunitetet – fatkeqesite natyrore, si thatesirat dhe permbytjet, per oqeanet, te cilat mbulojne 70 per qind te siperfaqes se Tokes dhe sigurojne ushqim per shume njerez ne mbare boten . Satelitet dhe instrumentet ne Stacionin Nderkombetare te Hapesires rrethojne te gjithe globin, duke pare se ku jetojne njerezit dhe ne ato pjese te largeta te shkretetirave, maleve dhe oqeaneve te medha qe jane te veshtira mos te themi pothuajse te pamundur per t’u vizituar. Me instrumente ne hapesire, shkencetaret mund te marrin te dhena per te gjithe globin ne detaje qe ata nuk mund ti gjejne ndokund tjeter. Ky vizualizim tregon floten e NASA-s ne 2017, nga orbita e ulet e Tokes, deri ne satelitin DSCOVR qe ndodhe plot 1 milion milje larg.

Image Credit: NASA’s Goddard Space Flight Center/Matthew R. Radcliff

Perditesimi per here te fundit 21 prill,2017.

Tags:NASA, PLANETI TOKE

Advertisements