Anija Cassini e NASA zbuluar hidrogjen ne shtengullat e gazit dhe grimcave te akullta te leshuara nga hena Enceladus e Saturnit. Zbulimi do te thote se hena e vogel e akullt – e cila ka nje oqean global nen siperfaqen e saj – ka nje burim energjik kimik qe mund te jete i dobishem per mikrobet, ne qofte se ndonje prej tyre ekziston atje. Enceladus tani duket te kete tre perberesit kryesore qe shkencetaret mendojne se i duhen jetes per tu zhvilluar te tilla si: ujit i lengshem, nje burim i energjie (si rrezet e diellit ose energjia kimike), si dhe perberesit e duhur kimik (si karboni, hidrogjeni, azoti, oksigjeni). Cassini nuk eshte ne gjendje per te zbuluar jeten, dhe nuk ka gjetur asnje deshmi se Enceladus mund te jete i banueshem nga mikro-gjallesa. Por ne qofte se jeta eshte atje, kjo do te thote se jeta eshte ndoshta e zakonshme ne te gjithe kozmosin; ne qofte se jeta nuk ka evoluar atje, ajo do te sygjeroj se jeta eshte ndoshta me e komplikuar apo e pamundur se sa e kemi menduar. Sidoqofte misionet e ardhshme drejt kesaj hene te akullt mund te hedhin drite mbi banueshmerine e saj.

Misioni Cassini-Huygens eshte nje projekt bashkepunues i NASA-s, ESA’s dhe Agjencine Italiane te Hapesires.Jet Propulsion Laboratory i NASA-s, nje ndarje e Caltech (Insituti i Teknologjise  Kaliforni) ne Pasadena, menaxhon misionin per Drejtorine e Misioneve shkencore te NASA-s, Washington. JPL ka projektuar, zhvilluar Orbiterin Cassini.

Per me shume informacion rreth Cassini,vizitoni:

1-http://www.nasa.gov/cassini

2-http://saturn.jpl.nasa.gov

Perditesimi per here te fundit 13 prill,2017.

Tags:CASSINI, HENAT E SISTEMIT DIELLOR, SATURNI, SISTEMI DIELLOR

Advertisements