Nga ESA

-Toka do te kaloj ne mes Diellit dhe Jupiterit sonte,kesisoj te tre trupat qiellor do te jene ne nje vije te drejte dhe Jupiteri do te shafqet me i ndritshem se netet e tjera te vitit. Kjo ngjarje eshte quajtur ‘opozite’ nga astronomet, dhe ndodh perafersisht cdo 13 muaj. Kjo eshte gjatesia e kohes qe tokes i duhet per te bere nje udhetim rreth diellit ne lidhje me orbiten gati 12 vjecare te Jupiterit .
Pikerisht ne kete kohe, Jupiteri eshte ne qasjen e tij me te afert me Token, rreth 666 milion km larg (415 million milje), qe do te thote qe ai shfaqet relativisht i ndritshem dhe me i madh se sa ne kohe te tjera te vitit ne qiellin e nates.
 
Disa dite me vone, Jupiteri do te jete shume afer henes se plote ne qiellin e nates, duke e bere nje pamje spektakolare per ta shikuar si me sy te lire,dylbi apo dhe me teleskop.
 
Jupiteri do te jete me i ndritshme se cdo yll tjeter gjat nates, dhe eshte i dyti objekt me i ndritshem pas planetit Venus, i cili aktualisht eshte dominant perpara perendimit te diellir.
 
Me nje pale te mire dylbish do te zbuloni Jupiterin si nje disk me kater henat e saj te medha: Io, Europa, Ganymede dhe Callisto. Vezhgojeni Jupiterin ne dite te ndryshme dhe ne kohe te ndryshme per te shikuar pozicionet e henave teksa ndryshojne.
 
Ky event gjithashtu u siguron astronomeve profesioniste dhe atyre amatore qe me teleskope te mire te kene mundesine per te shikuar planetin ne detaje te medha .

Astronomi Damian Peach ka kapur kete pamje mahnitese permes nje teleskopi Cassegrain 1 meter-ne diameter ne Kili ne fillim te ketij viti, me 25 shkurt. Ajo tregon Jupiterin ‘Zonen e e Madhe te Kuqe’ (qendra ne te majte) si dhe shume stuhi te tjera ovale.

Njollat jane stuhite aktive te planetit: Zona e Madhe e Kuqe ka qene e dukshme per me shume se 300 vjet, dhe eshte me e gjera se sa Toka,gati sa dyfish diametri i plantit tone.

Jupiteri dhe satelitet e saj te medha te akullt – si Europa, Ganymede dhe Callisto – jane ne qender te misionit te ardhshem te ESA’s — ate te Misionit Juice, i cili eshte planifikuar qe te leshohet ne vitin 2022. Ai do te lundroj ne sistemin e Jupiterit per tre vjet e gjysme , duke perfshire flyby me henat e Jupiterit, si dhe duke orbituar Jupiterin dhe henen Ganymed.

Per me shume rreth misionit Juice te ESA’s mund te vizitoni:http://www.esa.int/spaceinimages/Missions/Juice

Per te shikuar foto te Jupiterit te marre ne fillim te ketij muaji nga teleskopi Hapesinore Hubble mund te vizitoni:

1-https://www.nasa.gov/feature/goddard/2017/hubble-takes-close-up-portrait-of-jupiter/

2-http://www.spacetelescope.org/news/heic1708/

Perditesimi per here te fundit 7 prill,2017.

Tags:JUPITERI, MISIONI JUICE, PLANETET, SISTEMI DIELLOR

 

Advertisements