-Tre dekada me pare, nje shperthim masiv yjor tronditi jo vetem hapesiren, por edhe bashkesine astronomike. SN 1987A ishte supernova me afert e verejtur ne Toke qe nga shpikja e teleskopit dhe eshte bere deri tani objekti me i mire per tu studiuar i te gjitha koherave,duke revolucionizuar te kuptuarit tone rreth shperthimit te yjeve masiv.

E vendosur ne Rene e Madhe te Megalanit, nje galaktike satelit e Rruges se Qumeshtit, Supernova 1987A eshte shperthimi me i afert i nje supernove te verejtur ne qindra vjet. Kjo shenoi fundin e jetes se nje ylli masiv. Drita ne fund arriti Token me 23 shkurt 1987 – si nje shperthim kozmik nga e kaluara.

Teleskopi Hapesinor Hubble ka qene ne vijen e pare te vezhgimeve te supernoves SN 1987A qe nga viti 1990 , dhe ka marre nje veshtrim ne ate shume here gjate 27 viteve te fundit. Per te festuar 30 vjetorin e supernoves dhe per te shikuar se si mbetja e tij eshte zhvilluar, Hubble mori nje tjeter imazh te shperthimit te larget ne janar 2017, duke shtuar te dhena te tjera.

Per shkak te zbulimit te tij te hershem dhe afersise relative me Token, SN 1987A eshte bere me e mira supernove e studiuar ndonjehere. Para SN 1987A, njohurite tona te supernovave ishin te thjeshta dhe te idealizuara. Por, duke studiuar evolucionin e SN 1987A ne detaje te shkelqyera, duke perdorur teleskopet ne hapesire dhe ne toke, astronomet kane fituar njohuri revolucionare ne vdekjen e yjeve masive.

Kthehu ne vitin 1990, Hubble ishte i pari per te shikuar ngjarjen ne rezolucion te larte, ku ne menyre te qarte ne imazh verehen unaza kryesore qe vertiten rreth yllit qe shpertheu. Ai gjithashtu zbuloi dy unaza te zbehta te jashtme. Edhe sot, origjina e ketyre strukturave nuk eshte kuptuar ende plotesisht.

Megjithate, duke vezhguar zgjerimin e materialit te mbetjeve gjate viteve, Hubble ka ndihmuar per te treguar se materiali brenda kesaj strukture u nxorr jashte, 20 000 vjet para se shperthimi aktual te ndodhte. Forma e tij ,i habiti ne fillim astronomet, te cilet priten yllin qe po vdes te nxirrte materiale ne nje forme sferike — por ereat e shpejta yjore me gjasa shkaktuan qe materiale e ngadalshme te grumbullohen ne strukturat si-unaza.

Videoja fillon me nje pamje nate ne Rene e Vogel e te Madhe te Megalanit–te dyja galaktika satelitore te galaktikes tone. Ajo pastaj ben ‘zoom’ ne nje rajon te pasur me lindjen e yjeve ne rene Madhe te Magelanit. Aty ndodhet edhe Supernova 1987A, mbetja nga nje yll qe shpertheu dhe u vezhgua per here te pare ne shkurt te vitit 1987. Vendi i supernoves eshte i rrethuar nga nje unaze materialesh qe eshte e ndricuar nga nje vale e energjise shkaktuar nga shperthimi. Dy unazat e zbehta te jashtme jane gjithashtu te dukshme.Video nga :Credits: NASA, ESA, and G. Bacon (STScI)

Kjo video eshte bere nga imazhet nga Teleskopi Hubble dhe zbulon ndryshime dramatike ne nje unaze materialesh rreth yllit qe shpertheu . Imazhet, e marra nga viti 1994 deri ne 2016, tregojne efektet e nje vale tronditese nga shperthimi e supernoves duke u kthyer ne unaza. Unaza e formuar eshte rreth nje vit drite ne diameter.Video nga:Credits: NASA, ESA, and R. Kirshner (Harvard-Smithsonian Center for Astrophysics and Gordon and Betty Moore Foundation), and P. Challis (Harvard-Smithsonian Center for Astrophysics)

– Nga viti 1999 deri ne vitin 2013, te dhenat e Observatorit Chandra te Rrezeve-X treguan nje unaze te zgjeruar nga emetimi ne rreze- X qe kishte qene ne menyre te qendrueshme duke u ndricuar.

Ne disa vitet e fundit, unaza e ka ndaluar duke marre ndritshmeri ne rreze X. Nga rreth shkurtit i vitit 2013 deri ne vezhgimet e fundit te Chandras ne shtator te 2015, shuma totale e energjise se ulet ne rreze-X ka mbetur konstante. Gjithashtu, pjesa e poshtme e majte e unazes ka filluar te zbehet.

Duke filluar nga viti 2012, astronomet perdoren ‘ALMA-n’ ( Atacama Large Millimeter/submillimeter Array) observator i ESO’s , ku kane vezhguar mbetjet me ngjyra te ndezura te supernoves, duke studiuar se si mbetja eshte ne te vertete duke krijuar sasi te madhe te pluhurit nga elementet e reja te krijuara ne yllin qe shpertheu. Nje pjese e ketij pluhuri do te beje rrugen e saj ne hapesiren nderyjore dhe mund te behet vendi ideal i lindjes se yjeve dhe planeteve ne sisteme te tjera.
Keto vezhgime sygjerojne gjithashtu se pluhuri ne univers ne fillim ka te ngjare te jete formuar nga shperthimet e supernovave si kjo.

Te dhenat e fundit u bene te mundura duke kombinuar disa burime te informacionit, duke perfshire simulimet nga Salvatore Orlando dhe te bashkepunetoreve qe shfaqen keto studime ne:https://arxiv.org/abs/1508.02275.Studimet e Chandras nga Frank et al. mund te gjenden ne http://lanl.arxiv.org/abs/1608.02160.Si dhe studimet e bera nga ALMA mund te gjenden online ne https://arxiv.org/abs/1312.4086.

Per me shume informacion mund te vizitoni:
http://hubblesite.org/news_release/news/2017-08

http://www.nasa.gov/hubble dhe http://www.spacetelescope.org

http://www.nasa.gov/chandra dhe http://www.eso.org/public/

Kontakt:

Donna Weaver / Ray Villard
Space Telescope Science Institute, Baltimore, Md.
dweaver@stsci.edu / villard@stsci.edu
410-338-4493 / 410-338-4514

Megan Watzke
Chandra X-ray Center, Cambridge, Mass.
mwatzke@cfa.harvard.edu
617-496-7998

Molly Porter
NASA’s Marshall Space Flight Center
256.544.2771

Rob Gutro
NASA’s Goddard Space Flight Center, Greenbelt, Md.
robert.j.gutro@nasa.gov

Mathias Jäger
ESA/Hubble, Public Information Officer
Garching bei München, Germany
Tel: +49 176 62397500
Email: mjaeger@partner.eso.org

Perditesimi per here te fundit 1 prill,2017.

Tags:ESO-OBSERVATORI JUGOR EUROPIAN, HUBBLE, OBSERVATORI CHANDRA I RREZEVE-X, SUPERNOVA, UNIVERSI

Advertisements