-Nje ekip nderkombetar i astrofizikanteve nga Shtetet e Bashkuara, Irlanda dhe Finlanda ka dale me formulen per formimin e vrimave te para te zeza supermasive ne univers.

Vrimat e zeza supermasive jetojne ne qender te galaktikave shume te medha, duke perfshire edhe vete galaktiken tone, Rrugen e Qumeshtit.

Si keto vrima gjigante te zeza erdhen ne ekzistence, i ka mbajtur astrofizikantet ne medyshje per nje kohe te gjate.Nje model teorik i zhvilluar nga studiues te ndryshem — John Regan i universitetit te Dublinit dhe bashkautore te tjere ofron nje zgjidhje bindese duke perdorur rrezatimin nga galaktikat fqinje si nje katalizator per formimin e farave te vrimave te zeza supermasive .

“Te kuptuarit se si u formuan vrimat e zeza supermasive na tregon se si galaktikat, duke perfshire edhe galaktiken tone,u formuan dhe u zhvilluan, dhe ne fund te fundit, na tregon me shume rreth universit ne te cilen jetojme”, tha Dr. Regan.
Ne simulimet kompjuterike, ai dhe koleget e tij tregojne se nje vrime e zeze mund te rritet me shpejtesi ne qender te nje protogalaktike.

Keshtu , protogalaktikat pritese rriten deri ne kolapsin e tyre perfundimtar, duke formuar nje vrime te zeze qe ushqen gazin e mbetur.

“Kur protogalaktikat jane afer, fushat e fuqishme te rrezatimi te nje protogalaktike sterilizon tjetren, duke pamundesuar aftesine e saj per te formuar yjet,” shpjeguan shkencetaret.
“Galaktikat e sterilizuar vazhdojn te rriten ne mase — megjithate, shpejt ata arrijne nje prag kritik pertej se cilit formimi i nje vrime te zeze masive eshte e pashmangshme.”
“Pastaj keto vrima masive te zeza vazhdojn te mbledhin materialet qe vijne ne rrezen e tyre, duke perfshire vrima e tjera te zeza si dhe yjet.”

Gjetjet e ekipit jane publikuar me 13 mars revisten ‘Nature Astronomy’ dhe mund te lexohet i plote ne http://dx.doi.org/10.1038/s41550-017-0075.

Hulumtuesit shpresojne per te provuar teorine e tyre, kur teleskopi hapesinore James Webb i NASA-s, pasardhes i Hubble, do te leshohet ne vitin e ardhshem .

Perditesimi per here te fundit 30 mars,2017.

Tags:UNIVERSI, VRIMA TE ZEZA

Advertisements