Pamje e imazhit dhe teksti

Fqinji i afert me Rrugen e Qumeshtit, galaktika e Andromedes, permban nje burim dominant te emetimit te energjise se larte ne rreze-X, por identiteti i tij ishte misterioz deri me tani. Sic eshte raportuar ne nje studim te ri,teleskopi NUSTAR i NASA-s ka gjetur me saktesi nje objekt pergjegjes per kete rrezatim ne energji te larte .

Objekti, i quajtur Swift J0042.6 + 4112, ka gjasa te jete nje pulsar , mbetja dendur e nje ylli te vdekur qe eshte shume i magnetizuar dhe rrotullohet shpejt, shpjegojne hulumtuesit. Ky interpretim eshte i bazuar ne emetimin e saj ne energji te larte ne rreze–X, i cili NuSTAR ishte i afte per ta matur. Spektri i objektit eshte shume i ngjashem me pulsaret e njohur ne Rrugen e Qumeshtit.

“Ne nuk e dime se cfare ishte deri kur teleskopi NuSTAR ishte i afte ta zbulonte,” tha Mihoko Yukita, autori kryesor i nje studimi ne lidhje me objektin ne fjale, duke u bazuar ne Universitetin Johns Hopkins ne Baltimore te Amerikes. Studimi eshte publikuar gjithashtu ne ‘Astrophysical Journal’.

Ky pulsar kandidat eshte treguar si nje pike blu ne nje imazh te NuSTAR ne rreze-X te Andromedes (e quajtur edhe si M31), ku ngjyra blu perfaqeson energjite e larte te rrezeve X. Ai shfaqet aq i ndritshem ne rreze- X se cdo gje tjeter ne galaktike.

Studimi bashkon shume vezhgime te ndryshme te objektit nga teleskop te ndryshem hapesinore. Ne vitin 2013, sateliti Swift i NASA-s e raportoj ate si nje burim te energjise se larte, por klasifikimi i saj ishte i panjohur, pasi ka shume objekte qe emetojne energji te ulet ne rreze-X ne ate rajon. Emetimi i ulet i ne rreze-X nga objekti rezulton te jete nje burim i identifikuar per here te pare ne 1970 nga Observatori Einstein i NASA-s. Teleskop te tjere, te tille si Observatori Chandra i Rreze-X i NASA dhe teleskopi XMM-Newton i ESA’s e kishin identifikuar ate. Megjithate, askush nuk e dinte derisa ne studimin te ri nga NuSTAR, ndihmoj — te njohim natyren e ketij objekti, duke mbeshtetur dhe ne te dhenat e teleskopi Swift.

Tradicionalisht, astronomet kane menduar se vrimat e zeza aktive, te cilat jane me masive se pulsaret, zakonisht dominojne ne energji te larte te rrezeve-X neper galaktika. Ky pulsar, i cili ka nje mase me te ulet se ndonje nga vrimat e zeza ne galaktiken e Andromedas, eshte aq i ndritshem ne energji te larte se e gjithe popullsia e vrimave te zeza ne galaktike.

Edhe vrimat supermassive te zeza ne qender te Andromedas nuk kane rrezatim ne rreze-X kaq te larte .Eshte e papritur qe nje pulsar i vetem te jete dominues me emetimin e energjise se larte ne rreze- X.

“NuSTAR na ka bere te kuptojne rendesine e pergjithshme te sistemeve te pulsareve qe emetojne ne rreze-X neper galaktika ” -tha Ann Hornschemeier, bashke-autor i studimit dhe i bazuar ne Qendren e Fluturimeve Hapesinore Goddard te NASA-s, ne Greenbelt, Maryland -Amerike.

Andromeda eshte nje galaktike spirale pak me e madhe se Rruga e Qumeshtit. Ajo gjendet 2.5 milione vite-drite larg galaktikes tone, e cila konsiderohet shume afer, duke pasur parasysh shkallen e universit. Andromeda mund te shihet me sy te lire ,pa ndihmen e nje teleskopi.

Nga NASA/JPL

Per me shume rreth teleskopi NuSTAR te NASA’s,vizitoni:

1-http://www.nasa.gov/nustar

2-http://www.nustar.caltech.edu

Kontakt:

Elizabeth Landau
Jet Propulsion Laboratory, Pasadena, Calif.
818-354-6425
elizabeth.landau@jpl.nasa.gov

Perditesimi per here te fundit 27 mars,2017.

Tags:GALAKTIKA, NUSTAR, PULSARET, SWIFT, UNIVERSI

Advertisements