Imazhet e kthyera nga misioni Rosetta i ESA’s tregojne se gjate udhetimit te tij te fundit ne anen e brendshme te sistemit diellor, siperfaqja e kometes 67P / Churyumov-Gerasimenko ishte nje vend shume aktiv – me plot fraktura ne rritje, me shembje shkembinjesh dhe levizje materialesh ne siperfaqe. Nje studim mbi ndryshimin ne siperfaqen e kometes 67P eshte botuar te marten, me 21 mars 2017, ne revisten ‘Science’.

“Ndersa kometat afrohen afer diellit, atyre u ndodhin ndryshime spektakolare ne siperfaqen e tyre,” tha Ramy El-Maarry, udheheqesi i studimit dhe nje anetar i ekipit shkencor te SHBA per Rosettan nga Universiteti i Kolorados, Boulder. “Kjo eshte dicka qe ne nuk ishim ne gjendje me te vertete ta vleresonim para misionit Rosetta, i cili na dha mundesine per te pare nje komete ne rezolucion ultra-te larte per me shume se dy vjet te tera.”

Shumica e kometave orbitojne diellit tone ne orbita eliptike qe u ben atyre qe te kalojne shumicen e kohes se tyre ne sistemin e jashtem diellor,dhe ne mjedise jashtezakonisht te ftohta . Kur nje komete i afrohet sistemin te brendshem diellor, dielli fillon te ngrohe akullin ne dhe prane siperfaqes se kometes. Kur akulli ngrohet mjaftueshem kthehet direkt nga i lengshem ne gjendje te avullt.

Disa vende te shembies se shkembinjeve ne kometen 67P / Churyumov-Gerasimenko jane identifikuar gjate misionit te Rosetta-s. Shigjetat e verdha shenojne fraktura ku ndodhi shkeputja. Pjeset e shembura jane rreth 50 kembe (15 metra) te gjata per pjesen e majte, dhe 30 kembe (9 metra) per pjesen e djathte. Imazhet shtese te marra nga distanca me te medha sygjerojne se shembja ka ndodhur ne mes te majit dhe dhjetorit 2015.Pamje me e madhe e imazhit dhe teksti:

Credits: ESA/Rosetta/MPS for OSIRIS Team MPS/UPD/LAM/IAA/SSO/INTA/UPM/DASP/IDA

Ky imazh tregon ndryshimet e identifikuara ne imazhet me rezolucion te larte te te Kometes 67P / Churyumov-Gerasimenko gjate me shume se dy vjeteve te monitorimit nga anije Rosetta e ESA-s.Pamje me e madhe e imazhit dhe teksti:

Credits: Top center images: ESA/Rosetta/NAVCAM, CC BY-SA 3.0 IGO; all others: ESA/Rosetta/MPS/UPD/LAM/IAA/SSO/INTA/UPM/DASP/IDA

Te kuptuarit tone se si kometat ndryshojne dhe evoluojne me kalimin e kohes na jep njohuri te rendesishme ne llojet dhe bollekun e akujve ne kometa, dhe sa kohe kometat mund te qendrojne ne sistemin e brendshem diellor para humbjes se te gjithe akullit te tyre dhe duke u bere si topa pluhuri”, tha El-Maarry. “Kjo na ndihmon te kuptojme me mire kushtet e sistemit te hershem diellor, dhe ndoshta edhe se si ka filluar jeta.”

Nje link i njoftimi per shtyp nga ESA dhe me me shume informacion mbi letren e publikuar ne revisten ‘Science’ mund te gjendet ketu.

http://www.esa.int/Our_Activities/Space_Science/Rosetta/Before_and_after_unique_changes_spotted_on_Rosetta_s_comet

Ne nje studim te dyte Rosetta te leshuar te marten, dhe kjo eshte e publikuar ne ‘Nature Astronomy’, shkencetaret bene lidhjen e pare definitive mes nje shperthimi te pluhurit dhe gazit nga berthama e kometes 67P .

Nje link ne nje njpftim per shtyp i ESA i publikuar ne ‘Nature Astronomy’ mund te gjendet ketu:

http://www.esa.int/Our_Activities/Space_Science/Rosetta/Collapsing_cliff_reveals_comet_s_interior

Me shume informacion rreth misionit Rosetta mund te gjenden ketu :

http://www.esa.int/rosetta dhe http://rosetta.jpl.nasa.gov

Kontakt:

DC Agle
Jet Propulsion Laboratory, Pasadena, California
818-393-9011
agle@jpl.nasa.gov

Dwayne Brown / Laurie Cantillo
NASA Headquarters, Washington
202-358-1726 / 202-358-1077
dwayne.c.brown@nasa.gov / laura.l.cantillo@nasa.gov

Markus Bauer
European Space Agency, Noordwijk, Netherlands
011-31-71-565-6799
markus.bauer@esa.int

Perditesimi per here te fundit 23 mars,2017.

Tags:ASTEROIDE, KOMETA, ROSSETA, SISTEMI DIELLOR

 

Advertisements