Nga NASA/Ames Research Center

Me 22 shkurt, astronomet njoftuan se ylli xhuxh, Trappist-1, pret nje total prej shtate planetesh ne madhesi te tokes qe kane te ngjare te jene shkembor, nje zbulim i bere nga teleskopi Spitzer i NASA-s me kombinim te dhenash me teleskopet tokesore si dhe hapesinore. Gjuetari i planeteve – teleskopi hapesinor Kepler ,po ashtu ka qene duke observuar kete yll qe nga dhjetori 2016. Sot keto te dhena shtese rreth Trappist-1 nga Kepler jane ne dispozicion per komunitetin shkencor.

Gjate periudhes 15 dhjetor, 2016 deri 4 mars,teleskopi Kepler, qe vepron si mision K2, ka mbledhur te dhena mbi ndryshimet e vogla ne shkelqimin e yllit per shkak te planeteve qe tranzitojne. Keto vezhgime te tjera priten tu lejojne astronomeve te persosin matjet e meparshme te ketyre planeteve, dhe te mesojne me shume per aktivitetin magnetike te yllit prites te egzoplaneteve.

“Shkencetaret dhe entuziaste te tjere te shkences ne mbare boten jane te interesuar per te mesuar cdo gje qe munden per keto bote ne madhesi te tokes,” tha Geert Barentsen, shkencetare i misionit K2 ne Qendren Kerkimore Ames te NASA-s ne Moffett Field, California-SHBA. “Sigurimi i te dhenave te paperpunuara te K2 sa me shpejt te jete e mundur eshte nje prioritet per tu dhene hetuesve nje veshtrim te hershem ne menyren qe ata te mund te percaktojne me mire planet per kerkimet pasues. Ne jemi te kenaqur qe kjo do te lejoje publikun per te deshmuar ne procesin e zbulimit.”

Leshimit i te dhenave te paperpunuara, do te ndihmoje astronomet ne pergatitjen e propozimeve per te perdorur teleskopet ne Toke – dimrin e ardhshem per te hetuar me tej Trappist-1. Deri ne fund te majit, perpunimi rutine i te dhenave do te perfundoje dhe te dhenat e kalibruar plotesisht do te jene ne dispozicion ne arkiv per publik.

Periudha e vezhgimit, e njohur si fushata K2 12, ofron 74 dite monitorim. Kjo eshte nje periudhe e gjate vezhgimi te Trappist-1, dhe u jep studiuesve nje mundesi per te studiuar me tej nderveprimin gravitacional mes shtate planeteve, dhe kerkimin per planete qe mund te kene mbetur te pazbuluara ne kete sistem.

Imazhi me poshte tregon —Imazhi pershkruan vendndodhjen e Trappist-1, nje yll xhuxh ultra i ftohte ,qe pret plot 7 planete ne madhesine e tokes ,sic eshte shikuar ne fushen e pamjes nga teleskopi Kepler i NASA’s .Kutia tregon sasine e drites te zbuluar nga cdo piksel ne nje pjese te vogel te kameres ne bord e Keplerit. Drita e mbledhur nga Trappist-1 eshte e dukshme ne qender te imazhit. Jo direkt te dukshem jane planetet qe orbitojne Trappist-1.

Credits: NASA Ames/W. Stenzel

Kepler view of TRAPPIST-1

Trappist-1 nuk ka qene gjithmone ne radar per tu studiuar. Ne fakt, koordinatat fillestare per copen e qiellit percaktuar te studiohet ne fushate e 12 per teleskopin Kepler ishin vendosur ne tetor 2015. Kjo ishte perpara se planetet qe rrotullohen rreth Trappist-1 te ishin zbuluar,.

Por, ne maj te 2016, kur zbulimi i tre planeteve Trappist-1 ishte shpallur per here te pare, ekipet e NASA dhe Ball Aerospace shume shpejt filluan llogaritjet qe Kepler te ishte i afte ta vezhgonte kete sistem ne fushaten e 12-te.

Per me teper stronomet tani jane duke kerkuar per teleskopin e ardhshem hapesinore James Webb per te na ndihmuar te gjejme nese ndonje nga keto planete ndoshta mund te mbeshtesi jeten.

Artikuj te ngjashem:

1-https://astroalbastronomy.wordpress.com/2017/02/23/spitzer-zbulon-shtate-planete-rreth-nje-ylli-xhuxh-ultra-te-ftohte/

2-https://astroalbastronomy.wordpress.com/2017/02/27/brenda-trappist-1d-koncept-grafik/

3-https://astroalbastronomy.wordpress.com/2017/03/04/hetimi-i-shtate-boteve-me-teleskopi-hapesinor-james-webb-te-nasas/

Rreth Egzoplaneteve: https://exoplanets.nasa.gov dhe http://exoplanets.nasa.gov/trappist1

Info rreth teleskopit Kepler,vizitoni:http://www.nasa.gov/kepler

Per me shume rreth teleskopi James Webb te NASA/ESA/CSA,vizitoni:www.jwst.nasa.gov

Media contact:

Michele Johnson
Ames Research Center, Moffett Field, Calif.
650-604-6982
michele.johnson@nasa.gov

Elizabeth Landau
Jet Propulsion Laboratory, Pasadena, Calif.
818-354-6425
elizabeth.landau@jpl.nasa.gov

Perditesimi per here te fundit 4 mars,2017.

Tags:EGZOPLANETE, KEPLER, UNIVERSI, YJET

Advertisements