Nga ESA/Hubble

Ky imazh i bukur i teleskopit Hubble zbulon nje grup te ri yjor i njohur si Westerlund 1, vetem 15.000 vjet drite larg brenda galaktikes tone, qe eshte shtepia per nje nga yjet me te medha te zbuluara ndonjehere.

Yjet jane te klasifikuar sipas llojit te tyre spektrale, sipas temperatures se siperfaqes dhe shkelqimit te tyre. Duke studiuar dhe klasifikuar yjet perberese te grupimit, astronomet zbuluan se Westerlund 1 eshte shtepia per nje yll te madh. Fillimisht i quajtur si Westerlund 1-26, ky yll perbindesh eshte nje supergjigant i kuq (edhe pse ndonjehere klasifikohet si nje hipergjigand) me nje rreze prej mbi 1.500 here e diellit tone. Nese Westerlund 1-26 do te vendosej aty ku dielli yne eshte ne sistemin tone diellor, ai do zgjatej pertej orbites se Jupiterit.

Shumica e yjeve te Westerlund 1 mendohet te jene formuar ne te njejtin aktivitet shperthimi, qe do te thote se ata kane mosha dhe kompozime te ngjashme. Grumbulli eshte relativisht i ri ne terma astronomike – rreth tre milione vjet i vjeter – dhe eshte grupim i ri ne krahasim me vete diellin tone, i cili eshte rreth 4.6 miliard vjec.

Image credit: ESA/Hubble & NASA

Perditesimi per here te fundit 11 mars,2017.

Tags:HUBBLE, RRUGA E QUMESHTIT, UNIVERSI, YJET

Advertisements