NASA eshte duke ftuar publikun per te ndihmuar ne kerkimin per bote te mundshme te pazbuluara jashte sistemit diellor dhe ne hapesiren nderyjore fqinje. Nje website i ri, i quajtur ‘Worlds Backyard: Planet 9’-[http://backyardworlds.org], lejon te gjithe te marrin pjese ne kerkimin e objekteve te panjohura te bera nga imazhet e kapur nga WISE-Eksploruesi i Vezhgimit me Fushe te Gjere ne Vale Infra te Kuqe.

Credits: NASA’s Goddard Space Flight Center Conceptual Image Lab/Krystofer D.J. Kim

“Ka pak me shume se kater vite drite mes Neptunit dhe Proxima Centaurit, ylli me i afert me sistemin tone diellor, dhe shumica e ketij territori te gjere eshte i paeksploruar,” tha hulumtuesi kryesor Marc Kuchner, nje astrofizikan ne Goddard te NASA-s ne Greenbelt, Maryland. “Per shkak se nuk ka pak rreze te diellit, madje edhe objekte te medha ne kete rajon mezi shkelqejne ne driten e dukshme. Por, duke shikuar ne objektet infra te kuqe, WISE mund te kete fotografuar ato qe ne mund ti kishim humbur.

WISE ka skanuar te gjithe qiellin ne mes te 2010 dhe 2011, duke prodhuar studimin me te plote ne gjatesi vale infra te kuqe dhe jane aktualisht ne dispozicion. Me perfundimin e misionit te saj primar, WISE e perfundoje misionin ne 2011. Ai eshte riaktivizuar serish ne vitin 2013 me nje mision te ri te ndihmoj NASAn per te identifikuar potencialisht objektet e rrezikshme prane tokes (si asteroidet,kometat). Misioni u riemerua Near-Earth Object Wide-field Infrared Survey Explorer (NEOWISE).

Faqja e internetit e re perdor te dhenat per te kerkuar per objekte te panjohura brenda dhe jashte sistemit tone diellor. Ne vitin 2016, astronomet ne Caltech (Insituti i Teknologjise Kaliforni) ne Pasadena, Kaliforni, treguan se disa objekte te largeta te sistemit diellor zoteronin karakteristikat qe tregojne se ata ishin te prekur nga graviteti i nje planeti i pa dalluar, te cilat studiuesit i vune nofken “Planeti i Nente. Nese Planeti i 9-te i njohur gjithashtu si Planeti X – ekziston dhe eshte aq i ndritshem si disa parashikime, ai mund te shfaqen ne te dhenat nga WISE.

Kerkimi mund te zbuloje objektet me te larget si xhuxhet e kafte, ndonjehere te quajtur yjet te deshtuar, ne hapesiren e afert nderyjore.

animation of WISE observations depicting movement of brown dwarf WISE 0855−0714Nje xhuxh i kaftte i kataloguar me pare dhe i quajtur WISE 0855-0714 e tregon ate si nje pike qe leviz ne ngjyre portokalli (majtas siper), ne kete animacion te imazheve te WISE qe perfshin pese vjet. Me shikimin e pamjeve si kjo, c’do kush mund te te ndihmoje te zbuloj me shume nga keto objekte.Credits: NASA/WISE

Worlds Backyard: Planet 9 eshte nje bashkepunim ne mes te NASA-s, UC Berkeley, Muzeumit Amerikan te Historive Natyrore ne Nju Jork, Universiteti Shteteror i Arizones, Instituti i Teleskopeve Hapesinore Shkencor ne Baltimore, dhe Zooniverse, nje bashkepunim i shkencetareve, zhvilluesit e programeve dhe edukatoret te cilet kolektivisht zhvilluan dhe menaxhuan projekte shkencore per qytetar ne internet.

Per me shume rreth ‘ Backyard Worlds: Planet 9’,vizitoni:http://backyardworlds.org

Per me shume rreth WISE-Eksploruesi i Vezhgimit me Fushe te Gjere ne Vale Infra te Kuqe,vizitoni:http://www.nasa.gov/wise

Perditesimi per here te fundit 16 shkurt,2017.

Tags:EGZOPLANETE, EKSPLORIMI I SISTEMIT DIELLOR, PLANETET, UNIVERSI, WISE-EKSPLORUESI I VEZHGIMIT ME FUSHE TE GJERE NE VALE INFRA TE KUQE

Advertisements