Se pari, cfare eshte nje gjysmehije (penumbra)? Gjate nje eklipsi henor, dy hije jane te hedhura nga Toka. E para quhet Umbra (UM Bruh). Kjo hije zvogelohet teksa ajo shkon larg nga Toka. Kjo eshte qendra e erret e hijes kur ndodh eklipsi, ku hena eshte plotesisht ne hijen e Tokes.Ne kete moment ndodh hena e kuqe.

image

Hija e dyte quhet gjysmehije – penumbra (pe NUM Bruh). Gjysmehija behet me e madhe teksa ajo shkon larg nga Toka. Gjysmehija eshte pjesa dobet ose e zbehte e hijes. Kjo ndodh per shkak se Toka ka mbuluar nje pjese te diellit.

image

Eklipsi Penumbral ndodh kur vetem hija e jashtme (gjysmehija-penumbra) e Tokes bie ne siperfaqen e Henes. Ky lloj i eklipsit eshte shume me i veshtire per tu vezhguar se eklipseve te plota ose kur nje pjese e henes kalon ne Umbra. Qe do te thote, ne qofte se ju jeni shume te vemendshem, ju mund te vereni nje hije te erret ne Hene gjate mesit te eklipsit te premten ne mbremje (10 shkurt). Ju nuk mund te vereni asgje.Pse?Eshte e mundshme se hena do te duket me erret se normalisht … si ky animacioni me poshte!

image

Hija e Tokes formon nje kon divergjente qe zgjerohet ne hapesire ne drejtim te kundert te diellit. Nga brenda kesaj zone, Toka bllokon nje pjese te diellit, dhe jo te gjithe diskun e diellit. Keshtu, disa pjese te rrezeve direkte te diellit vazhdojn te arrijne pjeset e eklipsuar me thelle te henes gjate nje eklipsi penumbral.

Nje astronaut duke qendruar ne Hene, kur ndodh penumbra do te shohi diellin vetem pjeserisht te mbuluar nga Toka, por teresisht te mbuluar kur ndodh Umbra.Ilustrimi:Sky & Telescope.

Fakte: Aristoteli (384 – 322 p.e.s) per here te pare provoi se Toka ishte e rrumbullaket duke perdorur hijen e lakuar te nje eklipsi te pjesshem. Krahasuar me vezhgimet e disa eklipseve, ai vuri ne dukje se hija e Tokes ishte e rrumbullaket ,nuk ka rendesi se ku eklipsi u zhvillua. Aristoteli sakte arsyetoi se vetem nje sfere hedh nje hije te rrumbullaket nga cdo kend.

Qe te mesoni me shume rreth ekslipeve,vizitoni:https://svs.gsfc.nasa.gov/11828

Perditesimi per here te fundit 10 shkurt,2017.

Tags:EKLIPSET, HENA

Advertisements