Hena Hyperion eshte kaotike teksa rrotullohet rreth Saturnit. Hyperion (168 milje apo 270 kilometra ne diameter)ka nje aks rrotullimi kaotik, qe do te thote se eshte e pamundur te parashikohet se si hena do te jete ne orbite ne te ardhmen. Deri me tani, shkencetaret njohin vetem disa trupa me rrotullime kaq kaotike.

Imazhi eshte marre ne drite jeshile me kameran me kend te ngushte ne bordin e anijes Cassini me 22 gusht , 2016.

Pamja ishte fituar ne nje distance prej rreth 203.000 milje (326,000 kilometra) nga Hyperion dhe faza Diell-Hyperion-Cassini, me nje kend prej 10 gradesh. Shkalla e imazhit eshte 1 milje (2 kilometra) per pixel.

Misioni Cassini eshte nje projekt bashkepunues i NASA-s, ESA’s dhe Agjencise hapesinore te Italise. Labaratori i Motoreve Reaktiv-JPL, nje ndarje e instutit te teknologjise Kaliforni ne Pasadena, menaxhon misionin per Drejtorine e Misioneve Shkencore te NASA-s,ne Washington. Orbiter Cassini dhe dy kamerat e saj ne bord jane projektuar dhe zhvilluar nga JPL. Qendra e operacioneve te imazheve eshte e bazuar ne Institutin e Shkencave Hapesinore ne Boulder, Kolorado.

Per me shume informacion rreth misionit Cassini-Huygens vizitoni http://saturn.jpl.nasa.gov dhe http://www.nasa.gov/cassini.

Perditesimi per here te fundit 5 dhjetor,2016.

Credit: NASA/JPL-Caltech/Space Science Institute

Tags:Cassini,Sistemi Diellor,Henat e Sistemit Diellor

 

Advertisements