Euklid : (angl-Euclid),eshte nje mision i planifikuar per te hetuar misteret e thella kozmike te materies se erret dhe energjise se erret, ku ka kaluar shqyrtimin e saj te projektimit paraprak. Kjo hap rrugen per ndertim,dhe momentalisht eshte ne ndertim e siper.

Euklidi eshte nje mision i ESA-Agjencise Europiane te Hapesires me kontribute te rendesishme nga partnere nderkombetare si NASA.

Euklid eshte projektuar per te na dhene njohuri te reja te rendesishme ne “anen e erret” te universit – perkatesisht si -Materia e Erret dhe Energjia e Erret, ku te dy mendohet te jene komponentet kryesore te kozmosit tone.

“Ky eshte me te vertete nje hap i madh per misionin”, tha Giuseppe Racca, menaxher i projektit Euklid te ESA-s. “Te gjitha elementet jane vënë se bashku dhe te vleresuara. Ne tani e dime se misioni eshte i mundshem dhe ne mund ta ndertojme ate.

Vezhgimet e bera gjate dekadave te fundit tregojne se materia normale – ajo qe ju gjeni ne objektet e perditshme dhe ne trupat tane – eshte ne fakt vetem nje pjese e materies se pergjithshme ne univers. Pjesa tjeter eshte materia e erret, nje substance e padukshme ekzistenca e te cilit mund te nxirret me ane te terheqjes se saj gravitacionale.

Energjia e erret eshte edhe me e mistershme se materiea e zeze. Ajo eshte menduar per te shpjeguar se pse hapesira po zgjerohet.

Duke matur hartat, pozicionet dhe levizjet e dy miliarde galaktikave ne me shume se nje e treten e qiellit, Euklidi do tu siguroje astronomeve nje pasuri te papare te te dhenave qe tregojne materien e zeze dhe energjine e erret ne menyre te terthorte. Saktesia e pakrahasueshme e matjeve te misionit do tu sjelle astronomeve me afer zgjidhjen e misterit te ketyre objekteve enigmatike te universit.

Propozuar se pari nga ESA ne vitin 2007, Euklidi ishte zgjedhur si mision i dyte i mesem ne klasen e programit te Vizionit Kozmik te ESA’s ne tetor te vitit 2011. ”Thales Alenia Space” ishte zgjedhur si kontraktori kryesor ne vitin 2013.
Qe atehere, dizajni i misionit eshte studiuar dhe rafinuar. Ky proces ka perfshire nje game te gjere te hartimit te hollesishem teknik, perveç ndertimit dhe testimin te komponenteve kryesore.

Per me shume vizitoni:
1-http://www.nasa.gov/euclid

2-http://sci.esa.int/euclid

 

Credits: ESA/C. Carreau

Perditesimi per here te fundit 9 maj,2017

Tags:ESA, EUKLIDI, TEKNOLOGJI, UNIVERSI

Advertisements