Astronomet duke perdorur vezhgimet nga misionet e NASA’s Kepler dhe Swift te NASA-s kane zbuluar nje grumbull yjesh me shpejtesi tjerrje te larte qe prodhojne rreze X ne me shume se 100 here nivele me te larta te shikuara ndonjehere ne diellin tone.Yjet qe tjerren ne menyre te shpejte kane marre formen e ”kungullit”,dhe qe mendohet te jete si rezultat i sistemeve te ngushta binare, ku dy yje si dielli bashkohen sebashku.

“Keto 18 yje rrotullohen ne vetem disa dite mesatarisht, ndersa dielli merr gati nje muaj,” tha Steve Howell, nje shkencetar ne Qendren Ames te NASA-s per Kerkime shkencore , dhe udheheqesi i ekipit shkencore . “Rotacioni i shpejte amplifikon te njejtin lloj aktiviteti qe ne e shohim ne diell, te tilla si flakerimet diellore etj.Anetari me ekstrem i grupit, nje yll gjigant portokalli i tipit K — i quajtur KSW 71, eshte 10 here me i madh se Dielli, rrotullohet ne vetem 5.5 dite, dhe prodhon emetimin e rrezeve X, 4.000 here me te madhe se dielli–dhe ka marre formen e nje kungulli.

Download this video in HD formats from NASA Goddard’s Scientific Visualization Studio

Keto yje te rralla qe jane gjetur si pjese e nje studimi te fushes origjinale ne Rreze X te shikuar nga Kepler , nje cope toke ne qiell i perbere nga pjeset ne yjesine e Mjellmas dhe Lyras. Nga maji 2009 deri ne maj 2013, Kepler ka matur ndriçimin e me shume se 150.000 yjeve ne kete rajon per te zbuluar dobesimin e ndricimit nga planetet qe kalojne para yjeve te tyre prites. Misioni ishte jashtezakonisht i suksesshem, duke shenuar me shume se 2300 Egzoplanete te konfirmuar dhe rreth 5000 kandidate deri me sot.
Hulumtuesit kane perdorur matjet e Keplerit per te percaktuar periudhat e rotacionit dhe madhesine per 10 yje, te cilat shkojne ne nje madhesi rreth 2.9 ne 10.5 here me te medhenj se sa dielli. Astronomet i klasifikojne yjet si subgjigant dhe gjigande, te cilat jane fazat me te avancuara te evolucionit te yjeve te shkaktuara nga zbrazja e madhe e burimit kryesor te karburantit, hidrogjenin. Te gjithe ata perfundimisht do te behen yje gjigande.

Nje leter me gjetjet ne hollesi do te publikohe ne 1 nentor ne numrin e rradhes te  Astrophysical Journal dhe eshte tani ne dispozicion online.
Ekipi ka zgjatur tashme verejtjet e tyre me teleskopin Swift ne fusha te tjera te mapura me pare nga misioni K2.

Credits: NASA’s Goddard Space Flight Center/Francis Reddy

Perditesimi per here te fundit 30 tetor,2016.

Tags:Teleskopi Kepler,Swift,Rruga e Qumeshtit,Yjet.

 

 

Advertisements