Nje observator i ri hapesinor per te kerkuar per planetet qe rrotullohen rreth yjeve te te tjere eshte zgjedhur nga ESA-Agjensia Europiane e Hapesires per tu prodhuar. Eshte planifikuar qe te niset ne vitin 2024.
PLATO – Tranzetimi Planetar dhe Luhatjet e Yjeve ,eshte quajtur misioni- Misioni eshte perzgjedhur nga Komiteti i programit Shkencor te ESA-s per zbatimin, si pjese e Programit te saj kozmik,-2015-25.

Misioni do te trajtoje dy tema kryesore te Vizionit kozmik: Cilat jane kushtet per formimin e planeteve dhe shfaqja e jetes, dhe si e ben punen e sistemi diellor?
PLATO do te monitoroje yjet relativisht te aferta, ne kerkim te jetes, duke perdorur metoden e trazitimit.
Duke perdorur 34 teleskope te veçanta e te vogla dhe kamera, PLATO do te kerkoje per planete rreth deri ne nje milion yje te shperndare ne gjysmen e qiellit.
Ai gjithashtu do te hetoje aktivitetin sizmik te yjeve, duke bere te mundur nje karakterizim te sakte te diellit prites te çdo planeti te zbuluar, duke perfshire  masen te saj, rrezen dhe moshen.

Misioni do te identifikoje dhe te studioje mijera sisteme egzoplantare, me theks te veçante ne zbulimin dhe karakterizimin e planeteve me madhesine e tokes dhe te super-tokave duke i studiuar ne zonen e banueshme rreth yjeve mëmë – distancen nga ylli ku mund te ekzistoje uji i lengshem ne siperfaqe.

“Zbulimet e tij do te ndihmojne per te vendosur arkitekturen e sistemin tone diellor ne kontekstin e sistemeve te tjera planetare.
PLATO u bashkohet sondave te arshme te ESA’s-Orbiterit Diellor dhe Euklidit, te cilat jane zgjedhur ne vitin 2011, si misionet e para te ESA’s te klases–M . Orbiteri Diellor do te niset ne vitin 2017 per te studiuar diellin dhe ererat diellore nga nje distance prej me pak se 50 milion km, ndersa Euklidi, do te niset ne vitin 2020, do te fokusohet ne energjine e erret, materien e erret dhe strukturen e universit.
PLATO do te niset ne nje rakete Soyuz me baze nisjeje ne Kourou te Europes nga 2024 per nje mision te pare gjashte-vjeçare. Ajo do te veproje nga L2, nje pike virtuale ne hapesire prej 1.5 milion km pertej Tokes siç shihet nga Dielli

Tags:Egzoplanete,Sisteme Planetare,PLATO – Tranzetimi Planetar dhe Luhatjet e Yjeve,ESA.

Credit:AstroAlb,E.D/ESA

Perditesimi per here te fundit 1 dhjetor,2016.

Advertisements