Shkencetaret kane zbuluar planetin me te ri ne moshe, i cili ne baze te standerdeve hapesinore, mund te quhet nje i “porsalindur.” Te dhenat paraprake te ketij trupi qiellor mund te na japin te dhena te dobishme te te kuptuarit rreth proceseve te cilat formuan dhe Token, theksojne shkencetaret.

Planeti ‘foshnje’, i quajtur K2-33b, u zbulua nga Teleskopi Hapesinor Kepler i NASAs, si dhe nga Observatori Keck ne Mauna Kea te Hauait, theksoi agjensia hapesinore.

K2-33b eshte pak me i madh se Neptuni dhe konsiderohet si egzoplanet perderisa orbiton nje yll tjeter jashte sistemit tone diellor.

Mosha e ketij planeti eshte relativish e vogel — diku tek 5 deri 10 milion vjecar, sipas shkencetareve.

“Toka jone eshte pothuajse 4.5 miliard vjecare,” thekson Trevor Dejvid, i Institutit te Teknologjise te Kalifornise (Caltech) ne Pasadena, i cili eshte dhe shkencetari i cili ka bere studimin mbi kete planet. “Ne krahasim me Token, K2-33b eshte shume i ri ne moshe dhe mund ta quajme dhe nje foshnje.”

Ky planet me moshe te re mund te jete i dobishem per shkencetaret, te ciliet duke analizuar strukturen dhe perberjen e tij, mund te arrijne te kuptojne me mire se si formohen planetet. Edhe pse shkencetaret deri me sot kane zbuluar me shume se 3,000 egzoplanete, shumica e tyre kane moshe madhore krahasuar me kete te fundit.

Credit:Astronomy Club Albania

› Full caption and view Video

Sinjalet e para te ekzistences se planetit jane matur nga K2. Kamerat e teleskopit kane zbuluar nje renie periodike te drites te emetuar nga ylli prites i planetit, nje shenje se nje planet orbital mund te jete rregullisht duke kaluar perpara yllit dhe duke bllokuar driten.

Matjet infra te kuqe nga Spitzer tregojne se ylli i sistemit eshte e rrethuar nga ne disk i holle e mbeturinave planetare, duke treguar se faza e saj planet-formuese eshte duke perfunduar. Planetet formohen nga disqe te dendura te gazit dhe pluhurit, te quajtur disqe protoplanetare, qe rrethojne yjet e rinj.

“Fillimisht, ky material mund te erresoje çdo planetet te formuar, por pas disa milion vjeteve, pluhuri fillon te zhduket,” tha bashke-autori Anne Marie Cody, NASA.

Nje tipar e habitshme ne zbulimin e K2-33b eshte sa afer planeti i porsalindur shtrihet me yll i tij. Planeti eshte gati 10 here me afer yllit te tij sesa Merkuri eshte me diellin, duke e bere ate te nxehte. Disa teori propozoje qe ai merr qindra miliona vjet per te sjelle nje planet nga nje orbite me te larget ne nje te ngushte – dhe per kete arsye nuk mund te shpjegojme K2-33b, i cili eshte mjaft i ri.

Ekipi shkencor thote se ka dy teori kryesore qe mund te shpjegoje se si K2-33b eshte aq afer te diellit te tij. Ajo mund te kete emigruar atje ne nje proces te quajtur migrim ,disk qe merr qindra mijera vjet. Ose, planeti mund t jete formuar aty ku eshte. Zbulimi i K2-33b per kete arsye u jep teoricieneve nje pike te re te te dhenave per kete planet.

Perditesimi per here te fundit 5 dhjetor,2016.

Credits: NASA/JPL-Caltech

Per me shume rreth teleskopi kepler ne shqip,vizitoni:https://astroalbastronomy.wordpress.com/teleskopi-kepler-k2/

Tags:Egzoplanete,K2-33b,Kepler,Spitzer,Yje.

Advertisements