Analizat e detajuara te te dhënave te mbledhura nga sonda Rosetta e ESA’s tregojne se kometat jane te lëna te lashta nga formimi i hershem i Sistemit Diellor.

Te kuptuarit se si dhe kur objektet si Kometa 67P / Churyumov-Gerasimenko moren forme eshte me rendesi te madhe ne percaktimin se si saktesisht mund te perdoren per te interpretuar formimin dhe evolucionin e hershem te sistemit tone diellor.

Nje studim i ri duke adresuar kete pyetje, drejtuar nga Björn Davidsson e Labaratorit te Mototeve Reaktivi i NASA’s,ne Pasadena (SHBA), eshte botuar ne Astronomy & Astrophysics.
Nese kometat jane primordiale, atehere ata mund te na ndihmojne te zbulojme vetite e mjegullnajave diellore nga e cila Dielli, planetet dhe trupat e vogla jane formuar 4.6 miliarde vite me pare, dhe proceset qe e transformuan sistemin tone planetar.

Alternativa hipotez eshte se ato jane fragmente te rinj si rezultat i perplasjeve ndermjet organeve te vjetra ‘mëmë’ te tilla si objektet e akullta trans-neptuniane (TNOs). Ata pastaj do te sigurojne informacion ne brendesi te organeve te tilla te medha.

“Sido qe te jete, kometat kane qene dëshmitar i ngjarjeve te rendesishme te evolucionit te sistemit tone diellor , dhe kjo eshte arsyeja pse ne kemi bere keto matje te detajuara me Rosettan – se bashku me verejtjet e kometave te tjera – per te gjetur se cili skenar eshte me i mundshem”, thote Matt Taylor, shkencetare i projektit Rosseta te ESA’s

Gjate qendrimit te tij dy-vjeçar ne Kometen 67P / Churyumov-Gerasimenko, Rosetta ka zbuluar nje foto te kometes me densitet te ulet, dhe me porozitet te larte.

Comet_on_22_March_2015_NavCam_medium.jpgPorositteti jashtezakonisht i larte ne berthamen e brenshme te kometes jep indikacionet e para qe kjo rritje nuk mund te kete qene nepermjet goditjeve te dhunshme. Strukturat dhe karakteristikat ne shkalle te madhesive te ndryshme te vezhguara nga kamerat e Rosettas jep informacione te metejshme se si kjo rritje mund te kete ndodhur.

Credit:ESA Science and Robotic Exploration Communication Officer

Tags:Kometa,Sistemi Diellor,Rosseta,ESA.

 

Advertisements