Hubble_s_fireball_node_full_image_2.jpg

Ky shperthim dramatik me ngjyra tregon nje objekt kozmik me nje histori po aq dramatike.Te mbeshtjelle brenda, retë e gazit dhe pluhurit qe formojne nje mjegullnaje te njohur si M1-67, eshte nje yll i ulet i ndritshem te quajtur Hen 2-427 (i njohur ndryshe si WR 124).

Ky yll eshte po aq i forte sa edhe skena e shpalosur perreth tij. Ai eshte nje yll Wolf-Rayet, nje lloj i rralle i yjeve te njohur qe kane temperatura shume te larta siperfaqesore – edhe me shume se 25 000ºC, krahasuar me yllin tone qe eshte 5500 grade C- dhe ne mase te madhe, e cila shkon mbi 5-20 here masa diellor. Yjet e tilla jane vazhdimisht duke humbur sasi te medha te mases me anen ererave yjore qe derdhen jashte siperfaqes se tyre.

Hen 2-427 eshte pergjegjes per krijimin e te gjithe skenes se treguar ketu, i cili eshte kapur ne detaje nga teleskopi hapesinor Hubble. Ylli, mendohet te jete nje masiv ne fazat e mevonshme te evolucionit te tij.

Qe atehere, ylli ka vazhduar te përmbys mjegullnajen me grumbuj masive te gazit dhe rrezatim intensiv jonizues nepermjet ererave te tij te ashpra yjore, duke formuar kete strukutre dhe evolimin e saj. M1-67 eshte afersisht ne forme unaze, por i mungon nje strukture e qarte – ajo eshte ne thelb te nje koleksi te madh, masiv, dhe nyje te tejnxehura te gazit te gjitha tegrumbulluara rreth nje ylli qendror.

Hen 2-427 dhe M1-67 qendrojne 15 000 vite-drite larg ne konstelacionin e shigjetarit. Ky imazh ka perdorur te dhenat e dukshme, nga drita e mbledhur nga kamera me fushe te gjere ne teleskopin Hubble.

  • Copyright ESA/Hubble & NASA Acknowledgement: J. Schmidt (geckzilla.com)
  • Leshuar me 17 gusht 2016
  • AstroAlb-Astronomy
Advertisements